Loading...

Presidenti i Estonisë kërkon më shumë se 150 trupa në Baltik për t'u siguruar nga Rusia

Presidenti estonez, Toomas Hendrik Ilves kërkoi një prani të përhershme të trupave luftarakë të NATO-s në vendet balltike, shqetësuar nga manovrat ushtarake ruse në kufi dhe konflikti ukrainas, në një intervistë të dhënë për të përditshmen ”Telegraph”.

Pushtimi i Krimesë nga Rusia dhe mbështetja e Moskës për separatistët prorusë në lindje të Ukrainës kanë shqetësuar thellësisht Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, të bëra në vitin 2004 anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Ne kemi parë një rritje spektakolare të fluturimeve ushtarake dhe kemi konstatuar manovra ushtarake të përmasave të mëdha në kufirin tonë”, konfirmoi presidenti estonez në të përditshmen britanike duke kërkuar vendosjen e përhershme e të paktën një brigade të NATO-s në vendet balltike.

Rreth 150 trupa të aleancës transatlantike janë vendosur aktualisht në Estoni, por në mënyrë përkohshme sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes Rusisë dhe NATO-s në vitin 1997 që ndalon vendosjen e përhershme të trupave.

“150 trupa, nuk janë të mjaftueshëm. Ne mendojmë se do të ishte e arsyeshme për të vendosur më shumë”, theksoi presidenti estonez duke nënvizuar se mjedisi i sigurisë ishte vlerësuar që prej vitit 1997.

Për t’iu përgjigjur shqetësimeve të fqinjve të Rusisë, NATO ka riforcuar kapacitetin në Evropën Lindore. Ajo ka vendosur për tre muaj në mars 3 000 ushtarë amerikanë në vendet balltike, ka riforcuar mbrojtjen në krahun lindor me krijimin e një force të re prej 5 000 trupash dhe ka vendosur të krijojë një qendër komandimi në Bullgari.
Presidenti i Estonisë kërkon më shumë se 150 trupa në Baltik për t'u siguruar nga Rusia Presidenti i Estonisë kërkon më shumë se 150 trupa në Baltik për t'u siguruar nga Rusia Reviewed by Marion Mardodaj on 4/12/2015 09:05:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.