Pasaporta shqiptare më e fuqishme se e Kinës dhe Indisë, në vendin e 40 në botë

Të zotërosh pasaportën e një vendi të fuqishëm, ke mundësinë të kalosh lehtësisht shumë kufij. Një klasifikim i passaport index tregon se cilat dokumenta ua lehtësojnë zotëruesve të tyre, lëvizjen në shumë vende të botës.

Shqipëria renditet e 40 -ta. Përmes pasaportës shqiptare mund të lëvizësh në 91 vende.

Në krye të listës janë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, pasaportat e këtyre vendeve mundësojnë lëvizjen në 147 vende. Më pas renditen Franca, Gjermania dhe Korea e Jugut, me të cilat mund të përshkosh 145 vende.

Kush ka një pasaportë italiane apo Suedeze mund të lëvizë në 144 shtete.

Me pasaportën e vendit më të populluar në botë, Kinës, mund të udhëtosh në 74 vende të botës.

Kush zotëron një pasaportë indiane mund të lëvizë vetëm në 59 vende. Një pasaportë ruse të hap dyert e 98 vendeve.

Pranë fundit të listës janë Republika e Kongos, Jemeni edhe Kosova. Pasaportat e këtyrë vendeve të garantojnë hyrjen në 41 vende.

Në fund renditeten; Sudani Jugor, Territoret palestineze dhe Mianmari, pasaportat e të cilëve garantojnë hyrjen në 28 vende.
Previous Post Next Post