Loading...

MB kallëzon penalisht Lulzim Bashën për 21 Janarin

Ministria e Brendshme ka depozituar të enjten një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, për Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Brendshme lidhur me ngjarjet e 21 Janarit 2011.


Ministri Saimir Tahiri publikoi në parlament dy urdhra të dhënë atë ditë, të fiksuar në regjistrat e shërbimit të Gardës së Republikës dhe që sipas tij dyshohet se janë të falsifikuar.

Tahiri tha se një Ministër i Brendshëm nuk mund të japë urdhra operacionale sepse është në kundërshtim me ligjin.

Kësaj akuze i ka kthyer përgjigje ish – Kryeministri Berisha. Berisha tha se atij i janë bërë edhe më herët akuza për krime kundër njerëzimit.

Në fund të një seance, që zgjati gati 10 orë, shumica rrëzoi me votat e saj, dy dekretet e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për të emëruar si anëtarë në Gjykatën e Lartë, zotërinjtë Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça.

Në këtë mënyrë, maxhoranca vijon të refuzojë çdo lloj kandidature që vjen nga kreu i shtetit për në sistemin e drejtësisë.

Pas debateve të gjata, maxhoranca rrëzoi edhe dy propozime të Partisë Demokratike për uljen nga 20 në 6% të TVSH -së për energjinë dhe uljen e taksës për karburantet nga 27 në 7 lekë për litër.
MB kallëzon penalisht Lulzim Bashën për 21 Janarin MB kallëzon penalisht Lulzim Bashën për 21 Janarin Reviewed by Marion Mardodaj on 4/10/2015 07:50:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.