Loading...

Loja me Zjarrin e Marrëdhënjes

Loja me Flakën e Marrëdhënjes
Nga Eve Hogan
 Kam vërejtur një trend në rritje tek njerëzit me të cilët punoj - ata luajnë me zjarrin e marrëdhënjes së tyre dashurore dhe martesore. Por unë nuk mund të ndihmoj, por thjeshtë të hamendësoj. A mundesh ti të luash me zjarrin e marrëdhënjes, pa u djegur?

Raportohet që një djalë i ri ka kryer marrëdhënje seksuale të pambrojtura, thjeshtë duke shpresuar që nuk do të linte ndonjërën shtatzënë apo s'do të merrte ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme. Kjo është një formë e pandërgjegjshme e ruletës ruse.

Një grua dhe burri i saj janë bërë miq të ngushtë me një tjetër çift. Kur fillojnë e tërhiqen nga gratë e njëri-tjetrit, ata e mbushin trurin e tyre me mendime se ky tundim mund të përmbahet. Por zgjedhjet e tyre, përfundimisht ua shkatërrojnë martesën.

Një grua ishte duke pirë në një bar me një burrë që sapo e kishte njohur, dhe shkoi në një dhomë hoteli duke menduar se thjeshtë "do ta bënin një të shpejtë bashkë". Ajo u shokua kur gjërat nuk shkuan siç e kishte parashikuar, e kishte shumë të vështirë të dilte nga ajo dhomë hoteli. I dashuri e priste. E humbi besimin tek ajo.

Një burrë ishte duke pirë në një pub me miqtë e tij, duke pretenduar se është beqar, flirtonte dhe kërcente më çdo femër që i dilte përpara. Ishte i martuar. Mungesa e integritetit mes fjalëve dhe veprimeve të tij, krijuan tek ai shqetësime të turbullta.

Një herë, teksa po udhëhiqja një "uorkshop", pyeta, "Cilat janë rregullat me të cilat  jetoni?", ndërsa po diskutonim rreth sjelljeve. Një burrë ngriti dorën dhe u përgjigj, "Nuk duhet të të zë!" e kishte fjalën për gruan e tij.

Pra, nuk është problemi se ne, të gjithë, nuk duam të ndërmarrim herë pas here rreziqe të kalkuluara me kujdes, por nëse jetojmë një stil jete që karakterizohet nga sjelljet e rrezikshme, duhet të siguroheni se do përballemi me pasojat. Dhe më e rëndësishmja, duhet të pranoni përgjegjësitë për pasojat. Nëse jeni i/e vetmja që luani me zjarrin, shmangni tendencën e fajësimit të të tjerëve ndërsa jeta juaj është duke u endur drejt flakëve.

Në vend që të luani me zjarrin, mendoni që ta përdorni këtë flakë për të ndezur një zjarr romantik me të dashurit tuaj, rreth të cilit mund të mblidhen miqtë dhe familja e të ngrohen. Prehuni nën dritën e zgjedhjeve tuaja./spiritualityhealth/
Loja me Zjarrin e Marrëdhënjes Loja me Zjarrin e Marrëdhënjes Reviewed by Marion Mardodaj on 4/05/2015 10:17:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.