Kandidati me të shkuar Kriminale i PBDNJ-së për Himarën, Alfred Bejleri

 Alfred Bejleri
 Alfred Bejleri
Kandidati i PBDNJ, Alfred Bejleri i zgjedhur për garën e 21 qershorit për Bashkinë e Himarës rezulton një person me precedent penal.

Në vitin 2003, Alfred Bejleri është ndër 5 të dënuarit nga gjykata e Vlorës pasi gjatë zgjedhjeve lokale thyen dhe dhunuan simbolet shqiptare në Himarë dhe u përplasën me policinë.

Në këtë ngjarje, një numër i madh personash protestuan para godinës së Bashkisë së Himarës në pritje të rezultatit të zgjedhjeve dhe gjithçka pericipitoi në veprime të dhunshme.

Alfred Bejleri së bashku me Vangjel Kolila, Koco Llazari dhe dy persona të tjerë u dënua fillimisht në 2006 nga Gjykata e Vlorës me periudha të ndryshme burgimi nga 1 deri në 3 vjet burg. Më pas në 2012 me rastin e 100 vjetori të pavarësisë, këta të dënuar kërkuan nga presidenti i Republikës amnisti, kur sapo Bujar Nishani ishte bërë president.
Previous Post Next Post