Loading...

IT dhe 50 OJQ, spijunë dhe antikombëtarë, cilësohen nga Rusia



Ministria e drejtësisë e Rusisë e ka futur dje organizatën, Transparency International Russia, në listën e “agjentëve të jashtëm”. Në këtë listë gjenden 50 organizata jofitimprurëse dhe joqeveritare.

Në vitin 2012, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi legjislacionin, sipas të cilit, OJQ-të që marrin fonde nga jashtë dhe konsiderohet se angazhohen në aktivitete politike, duhet të regjistrohen si organizata “që kryejnë funksione të agjentit të jashtëm”.

Aktivistët për të drejtat e njeriut, kritikët e Kremlinit, dhe qeveritë perëndimore, thonë se këto regjistrime qëllimisht dhe në mënyrë jokorrekte, sugjerojnë se grupet janë të përfshira në spiunazh. Ata këtë e shohin si fushatë të heshtjes së kundërshtarëve dhe frenim të shoqërisë civile gjatë mandatit të tretë të presidentit, Vladimir Putin.
IT dhe 50 OJQ, spijunë dhe antikombëtarë, cilësohen nga Rusia IT dhe 50 OJQ, spijunë dhe antikombëtarë, cilësohen nga Rusia Reviewed by Marion Mardodaj on 4/08/2015 08:24:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.