Loading...

ISIS vazhdon të bombardohet nga avionët luftarak

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë kryer 23 sulme ajrore që kanë cak militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë militantët e Shtetit Islamik sipas Reuters janë larguar nga kampi Yarmouk, afër Damaskut ku jetojnë mijëra refugjatë palestinezë.

Kjo ka ndodhur pas luftimeve të ashpra, ndërsa aty tani po qëndrojnë vetëm militantët e një grupi tjetër ekstremist, Al Nusra. Dyshohet se 14 mijë civilë kanë mbetur brenda kampit i cili në vitin 2011, para se të niste lufta civile në Siri, kishte rreth 150 mijë banorë.

ISIS vazhdon të bombardohet nga avionët luftarak ISIS vazhdon të bombardohet nga avionët luftarak Reviewed by Marion Mardodaj on 4/16/2015 08:21:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.