Loading...

Halim Kosova, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës

 Halim Kosova është kandidatura e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se, “përzgjedhja e kandidaturës së mjekut Halim kosova nuk i takon vetëm PD dhe nuk ka ardhur vetëm si propozim i saj por si një propozim që buçet nga zëri i mijëra qytetarëve të Tiranës, të cilët me zërin e tyre kanë vendosur t’i besojnë qytetin e tyre një përkushtimi të ri duke zgjedhur një mjek, jo një politikan, një njeri që u ka shërbyer qytetarëve, njerëzve në nevojë si mjek, përmasat humane të të cilit sfidojnë çdo fjalë që mund t’u them sot dhe që sot bëhet gati t’u shërbejë qytetarëv të Tiranës”.

Basha e cilësoi kandidatin Halim Kosova si menaxherin e sprovuar që luftoi korrupsionin kudo ku iu shfaq ,por mbi të gjitha e cilësoi si njeriun që e do Tiranën dhe që u ka shërbyer grave, nënave, baballarëve. .
Halim Kosova, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës Reviewed by Marion Mardodaj on 4/16/2015 07:59:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.