Loading...

Haki Çako, Drejtor i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Haki Çako është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke zëvendësuar kështu në këtë post Artan Didin, i cili dha dorëheqjen pas një skandali në SHKB në lidhje me kërkesën e Belgjikës për ekstradimin e deputetit Mark Frroku.

Çako, një oficer karriere, më parë ka mbuluar detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe pas operacionit të suksesshëm antidrogë verën e shkuar në Lazarat, ministri Tahiri e emëroi numrin dy të Policisë së Shtetit.

Pas disa javësh, me postin vakant, Çako do të jetë kryepolici i Shqipërisë.
Haki Çako, Drejtor i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtor i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Reviewed by Marion Mardodaj on 4/15/2015 12:29:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.