Loading...

"Furious 7" tejkalon paimagjinueshmërisht çdo parashikim



Filmi i fundit nga seria e “Fast and Furious” ka arritur në krye të filmave më të shikuar në kinematë amerikane dhe kanadeze duke  gjeneruar më pak se 143.6 milionë dollarë deri në fundjavën e parë të shfaqjes. Ky është debutimi më i mirë i ndonjë filmi në muajin prill, duke tejkaluar “Captain America: The Winter Soldier” i cili kishte debutuar me 95 milionë dollarë fitime.
Me këto të ardhura, “Furios 7” zë vendin e nëntë nga top 10-shja e filmave me premierat më të suksesshme në histori. Interesimi i madh është shtuar edhe me dëshirën të shohin aktorin Paul Walker në rolin e tij të fundit. Walker, një nga protagonistët e ‘Furious 7’ vdqi në vitin 2013 në një aksident me veturë në moshën 40 vjeçare, derisa filmi nuk ishte përfunduar. Deri tani, vetëm video e reklamës në "you-tube" ka arritur mbi 51.8 milion klikime.

 Fitimet prej mbi 143 milionë është shuma e fituar vetëm në Amerikën veriore, derisa ende nuk janë publikuar të dhënat e fitimeve nga kinematë e shteteve të tjera. Filmi momentalisht është duke u shfaqur në 10 500 kinema në 63 territore të botës.
"Furious 7" tejkalon paimagjinueshmërisht çdo parashikim "Furious 7" tejkalon paimagjinueshmërisht çdo parashikim Reviewed by Marion Mardodaj on 4/05/2015 07:44:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.