Loading...

Dyluftim me armë në Vlorë, vriten 3 vetë


vlore

Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 1 tjetër është plagosur në një konflikt me armë zjarri ditën e sotme në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Çole’ të këtij qyteti, jashtë një lokali.

Fillimisht nga konflikti me armë kanë gjetur vdekjen 2 persona, por pak momenete më vonë ka ndërruar jetë spitalin rajonal njëri nga të plagosurit duke e çuar në tre numrin e viktimave. nga informacionet paraprake mësohet identiteti i njërit prej viktimave, Albi Limaj dhe njërit nga të plagosurit, A. Llanaj, për të cilin ende nuk dihet nëse është personi qe ndërroi jetë nga plagët e marra pak më vonë në spital.

Ende nuk ka informacion për identitetin e viktimës dhe të plagosurit tjetër apo autorëve të krimit.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të krimit të rëndë. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një konflikt të çastit apo një atentat./shqip/
Dyluftim me armë në Vlorë, vriten 3 vetë Dyluftim me armë në Vlorë, vriten 3 vetë Reviewed by Marion Mardodaj on 4/07/2015 03:07:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.