Digjen tre makina në Sarandë

Tre automjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin Sarandës. Automjetet kanë qenë të parkuar pranë njëri-tjetrin, ndërkohë që një prej tyre është shkrumbuar plotësisht, ndërsa dy të tjerët janë djegur pjesërisht.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm në njërin nga automjetet, duke u përhapur dhe tek dy të tjerët.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Previous Post Next Post