BE shumëzon me tre financat kundër migrimit të paligjshëm



Udhëheqësit evropianë kanë rënë dakord për të trefishuar financimet për operacionet e kërkimit dhe shpëtimit të migrantëve në Detin Mesdhe. Pas një takimi urgjent, mbrëmjen e së enjtes, liderët e BE-së po ashtu kanë thënë se do të shohin mënyrat për kapjen dhe shkatërrimin e anijeve të kontrabandistëve dhe për dërgimin e zyrtarëve të migracionit në vendet joanëtare të BE-ë.

Disa vende evropiane kanë premtuar më shumë anije dhe burime të tjera. Samiti është zhvilluar pas vdekjes së gati 800 migrantëve të dielën. Ata janë mbytur, pasi anija e tyre, e cila është nisur nga Libia, është fundosur në ujërat e Mesdheut.
Previous Post Next Post