Loading...

Arrestohet kapiteni i anijes së përmbytur në Itali


Arrestohet kapiteni i anijes së përmbytur në Itali

Prokurorët italianë thanë sot se kapiteni tunizian i anijes së emigrantëve që u përmbys në Detin Mesdhe, gabimisht e përplasi mjetin e tij me një anije tregëtare që kishte shkuar për ta shpëtuar.

Prokurorët në Catania të Siçilisë thanë se kapiteni e drejtoi anijen e tejmbushur drejt një anije portugeze që po shkonte për ta shpëtuar, një veprim ky i rrezikshëm, që shkaktoi përmbysjen e anijes me imigrantë në brigjet e Libisë. Rreth 900 imigrantë humbën jetë.
Ata kishin ndërmarrë udhëtimin e rrezikëshëm drejt Europës, ndërsa përpiqeshin t’i shpëtonin varfërisë dhe luftrave në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.

Prokurorët e shfajësuan anijen e shpëtimit, duke thënë se ajo nuk mbante përgjegjësi për tragjedinë. Vetëm 28 vetë mundën të shpëtohen nga kjo tragjedi, për të cilën autoritetet thonë se ishte më vdekjeprurësja që ka ndodhur ndonjëherë në Detin Mesdhe.

Prokurorët thanë se kapiteni 27-vjeçar i anijes, Mohammed Ali Malek, u arrestua nën akuzat për vrasje të shumëfishta, duke shkaktuar përmbysjen e anijes dhe për ndihmën ndaj imigrantëve të paligjshëm. Ndihmësi i tij, 25 vjeçari sirian Mahmud Bikhit, po ashtu u arrestua nën akuzat për rolin e tij në imigracionin e paligjshëm.
Arrestohet kapiteni i anijes së përmbytur në Itali Arrestohet kapiteni i anijes së përmbytur në Itali Reviewed by Marion Mardodaj on 4/21/2015 08:29:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.