Arrestohen për korrupsion 7 zyrtarë të Tatimeve dhe Njësisë së Lojërave të Fatit

Policia e Tiranës arreston 11 persona për abuzime me detyrën dhe mashtrim. Burimet bëjnë me dije se një pjesë e të arrestuarve janë zyrtarë të Njësisë së Lojërave të Fatit dhe Tatimeve.

Hetimet kanë nisur rreth 6 muaj më parë nga sektori i Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjatë ditës së sotme, në një aksion paralel, Policia e Tiranës ekzekutoi urdhrat e gjykatës për arrestimin e 7 personave.

Ndaj zyrtarëve rëndon akuza e “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”./Shqip/
Previous Post Next Post