Loading...

Arrestohen 9 persona për vjedhje të energjisë


Arrestohen 9 persona për vjedhje të energjisë

Drejtoria e Policisë së Shtetit ka bërë të ditur se ka vijuar me intensitet aksioni kundër vjedhësve të energjisë elektrike në të gjithë vendin.

Në njoftimin e zëdhënësit të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Gentian Mullai, bëhet e ditur se “Në  të gjithë vendin gjatë  kësaj jave kanë vepruar  85 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE. Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici –  OSHEE në 5.324 raste .


Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  29 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  29  autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë  8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike . Janë  shpallur në kërkim  12 persona, ndiqen në gjendje të lirë 9 persona.

Po gjatë kësaj jave  janë ndërprerë 2.616 lidhje të abonentëve debitorë dhe 29 lidhje të paligjshme.  Gjithashtu janë kontrolluar 98 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së”.
Arrestohen 9 persona për vjedhje të energjisë Arrestohen 9 persona për vjedhje të energjisë Reviewed by Marion Mardodaj on 4/12/2015 11:16:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.