Loading...

Ambasadori Amerikan Donald Lu takohet me Kadarenë në shtëpi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi dit;n e djeshme: Ambasadori Donald Lu dhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare takohen sonte për herë të parë. “Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë dhe një thesar kulturor për Shqipërinë. Ndihem i nderuar për mundësinë që mu dha për ta njohur nga afër,” thotë Ambasadori Lu.

lu-kadare-1
Takimi zhvillohet ndërsa është konfirmuar që flamuri amerikan do të valëvitet jashtë kongresit të Shteteve të Bashkuara, në Washington D.C. në nderim të Z. Kadare. Ceremonia është traditë në Capitol Hill, për të nderuar kongresmenë dhe senatorë të shquar, por këtë herë do të jetë e veçantë, pasi do të nderojë një personalitet të shquar të kulturës së një vendi të huaj - Shqipërisë./Vatra/
Ambasadori Amerikan Donald Lu takohet me Kadarenë në shtëpi Ambasadori Amerikan Donald Lu takohet me Kadarenë në shtëpi Reviewed by Marion Mardodaj on 4/23/2015 03:31:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.