Loading...

5 pyetjet që duhen bërë përpara se të Martoheni


Por le t'i biem shkurt e të pyesim: Është e mundur që disa çështje, mundet ta "vrasin" që në fillim një martesë? Përgjigjja është, po. Kjo është arsyeja që po paraqesim listën në vijim, për ata që e konsiderojnë me të vërtetë një marrëdhënje të gjatë.



Janë të droguar (të dhënë) pas ndonjë gjëje?
Të droguarit, nuk mund të lidhet domozdoshmërisht me aspektet e zakonshme si droga, seksi apo alkooli. "Drogimi" është çdo sjellje përcaktuese në punën, shëndetin dhe marrëdhënjet primare të një personi, e/i cili nuk është në gjendje t'i mënjanojë. Ndërsa alkooli, drogërat, bixhozi dhe seksi janë aspekte kryesore të drogimin, të tjera aspekte, si mediat sociale dhe telefonët e zgjuar, po ngrenë gjithnjë e më shumë një formë të re të mosangazhimit në marrëdhënje.

Drogimi, zakonisht karakterizohet nga fshehtësia. Mund të hasni në kohë të vështira dhe s'mund ta vlerësoni problemin. Mbani shënime dhe ndryshoni sjellje. Përdorni intuitën tuaj. Dëgjoni me vëmendje miqtë apo familjen e partnerit kur flet për atë.

Bëni kujdes nga çdo partner që: 1. e mohon ekzistencën e këtij problemi, 1. deklarojnë se ata mund të ndalojnë në çdo kohë, 3. pretendojnë se drogimi i tyre ka ndodhur për fajin tuaj. Drogimi kërkon trajtim të zellshëm dhe të kujdesshëm. Gjithashtu duhet të keni parasyshë që nga 50% në 90% të të droguarve, mund t'i rikthehen sërish tij, duke e bërë kështu stabilitetin e një marrëdhënjeje edhe më të parëndësishëm.

2. Kanë marrëdhënje afatgjata?
"Dikur u lidha me një mashkull telefoni i të cilit nuk ra asnjëherë gjatë 7 muajve që ishim bashkë. Ai rrallë ftohej nëpër festa. Asnjëri nuk jepte garanci për karakterin e tij. Kjo më la një ndjenjë shumë të keqe dhe e lashë; sikur iu shmanga një plumbi."

Njerëzit e shëndetshëm kanë marrëdhënje shoqërore afatgjata nga pika të ndryshme në jetën e tyre. Marrëdhënjet me miqtë, familjen dhe kolegët, bëjnë që të praktikojmë aftësitë e komunikimit, empatinë, zgjidhjen e konfliktit dhe faljen. Për më tepër, miqtë apo mikeshat na e pasurojnë jetën dhe na bëjnë më pak të varur nga partnerja apo partneri ynë "romantik".

Bëni kujdes kur krijoni një marrëdhënje me dikë që: 1. s'ka miq, 2. ka vetëm miq sipërfaqësorë dhe rastosërë, 3. ose "i bën dalje" njerëzve nga jeta e tij apo saj. Këta faktorë mund të parashikojnë mjaftueshëm sa i përket intimitetit me ju.

3. A u pëlqen vetja?
Marrëdhënjet e shëndetshme lindin nga dy njerëz me vetëvlerësim të mirë. Nga ana tjetër, individët me vetëvlerësim të ulët e shohin veten nën një dritë negative dhe tipikisht, induktojnë mendime negative tek partneri.

Dashuria për veten dhe vetëvlerësimi është një punë e vazhdueshme. Pasi të kemi përpunuar të shkuarën tonë në një mënyrë të kuptimtë, mund të pranojmë dashurinë që meritojmë me të vërtetë. Kini kujdes kur të investoni mbi një partner/e që është i mbytur nga pasiguritë; ai apo ajo do bëjë që marrëdhënja të vuajë.

4. Janë në gjëndje të njëjtë ekonomike me mua?
Paraja është një nga "vrasësit" kryesorë të marrëdhënjeve. Kështu që flisni hapur që në fillim sa i përket financave. Vlerat tuaja janë në harmoni? Nëse jo, a mund të krijoni një plan për të ardhmen? Kushtojini vëmendje borxheve të partnerit dhe nëse ai apo ajo ka plane realiste.

5. E mbajnë pastër amnbjentin rreth portës së tyre?
Në një marrëdhënje, që të dy partnerët duhet të marrin përgjegjësi për sjelljet e tyre dhe mënyrën e komunikimit. Dikush që fokusohet vazhdimisht tek gabimet e partnerit, e bën thuajse të pamundur marrëdhënjen të funksionojë. Çdo marrëdhënje e shëndetshme kërkon ndershmëri, komunikim produktiv - angazhim për t'i bërë gjërat bashkë.

Pra, bëjini pyetjen vetes: ma drejton gishtin partneri, dhe gjithkush tjetër, për shkarjet e perceptuara: Më pas vërtetoni faktet: sapo të ketë mbaruar muaji i mjaltit, di do nisë ta drejtojë gishtin nga ju.
5 pyetjet që duhen bërë përpara se të Martoheni 5 pyetjet që duhen bërë përpara se të Martoheni Reviewed by Marion Mardodaj on 4/15/2015 06:18:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.