Loading...

5 Gjërat që njerëzit e Ndërgjegjshëm Shpirtërisht bëjnë ndryshe në Jetë

Shpirtërat e lirë janë të prirur të sillen në mënyra të ngjashme me njëri-tjetrin. Ndërsa gjithkush është unik, është e rëndësishme të kuptohet që njerëzit që ndjekin rrugë "shpirtërore" në jetë, priren të adaptojnë sjellje të ngjashme. Të ndërgjegjshmit shpirtërisht janë të prirur të mendojnë ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë, dhe ndërveprojnë me jetën në një mënyrë krejt të ndryshme.

Kur bie fjala për sjelljen, aftësia për t'u lidhur me të tjerët në këtë nivel është shumë e rëndësishme. Na kujton se nuk jemi të vetëm në rrugën tonë, dhe mbi të gjitha, nuk jemi edhe kaq "lart". Nevojitet shumë kurajë për të qenë vetvetja në një botë që përpiqet orë e minutë për të të transformuar në dikë tjetër, kështu që mund të jetë mbështetës dhe afirmues fakti që ekzistojnë me miliona njerëz të tjerë që mund të lidhen me ju.

1. Ata argëtohen në mënyra të ndryshme nga të tjerët
Njerëzit e ndërgjegjshëm shpirtërisht argëtohen ndryshe nga të tjerët. Të shkuarit në klube nate apo të qëndruarit në një bar deri në 3 të natës duke pirë, janë gjëra të huaja për një njeri të ndërgjegjshëm shpirtërisht. Eksplorimi, aventurat dhe shpenzimi i kohës pranë natyrës, janë ndër gjërat që këta njerëz bëjnë.

Por edhe kur festojnë, ata festojnë në mënyra të ndryshme. Kjo na shpie në gjënë tjetër që njerëzit e ndërgjegjshëm shpirtërisht bëjnë ndryshe:

2. Ata përdorin stimulues dhe substanca në mënyra të ndryshme
Nuk ka të bëjë me ngushëllimin e përdorimit të substancave, por nuk është shumë e vështirë për të pikasur ndryshimin e përdorimit të tyre. Kur këta njerëz përdorin substanca, i përdorin ato në mënyrë ceremoniale, me qëllimin për të thelluar vetëdijen ose për të hapur zemrën. Stimuluesit përdoren si një mjet shpirtërorë dhe si katalizatorë për një transformim të brendshëm.

Zgjedhja e drogërave ndryshon jashtëzakonisht. Këta njerëz preferojnë më tepër të përdorin si stimulantë bimët medicinale, se sa alkoolon dhe kokainën.

3. Ata i bëjnë pushimet ndryshe
Udhëtimet, strehat shpirtërore dhe festivalet, janë ndër format e zakonshme të kalimit të pushimeve për njerëzit e ndërgjegjshëm shpirtërisht. Të pushuarit në një resort sado të këndshëm, duket se nuk është e mjaftueshme për këta njerëz. Ata nuk i shohin pushimet thjeshtë si një rutinë për t'u shplodhur, por si një mundësi për të zhvilluar perspektivën e tyre.

4. Ata e shpenzojnë kohën ndryshe
Kur njerëzit e ndërgjegjshëm shpirtërisht kanë kohë të tepërt, ata e shpenzojnë atë duke lexuar, shëtitur, apo duke medituar ose bërë joga. Derisa shumë nga këta njerëz janë introvert, nuk e kanë problen të kalojnë të vetëm një të premte mbrëma. Madje, ata kënaqen edhe vetëm me mendimin që do mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Mbi 50% e amerikanëve shpenzojnë rreth 4-5 orë në ditë duke parë televizor. Ndërsa gjysma e këtyre njerëzve, mund të shpenzojnë 0 orë në ditë, madje shumë prej tyre nuk disponojnë një televizor në shtëpitë e tyre.

Ndërsa kur këta njerëz shohin televizor, shohin më së shumti dokumentare dhe kuriozitete për të thelluar njohuritë e tyre. Edhe filmat mund të shihen si alternativë për këta njerëz, por vetëm nëse bazohen në realitet ose karakterizohen nga një temë eksluzivisht filozofike.

5. Ata përballen ndryshe me dilemat e jetës
Prishja e marrëdhënjes dhe humbja e një vendi pune, nga këta njerëz trajtohen si mundësi, jo si dështime. Për ta nuk ekziston "gabimi", por vetëm mësimet e marra. Shpesh, këta njerëz shohin brenda vetes së tyre për përgjigje, kur diçka nuk shkon si dë dëshironin, në vend që t'ia faturojnë gjithçka situatës apo të fajësojnë dikë tjetër.

Për shembull, periudha pas një marrëdhënje, do jetë një perjudhë e një analize të thellë të vetvetes: "Çfarë mësova nga e gjitha kjo? Si mund të zhvillohem herës tjetër? Ku kam gabuar. dhe si mund t'i përmirësoj këto elemente në të ardhmen? Muajtë në vazhdim do karakterizohen nga puna e pandërprerë me vetveten dhe zhvillimin personal.

Mësimet e jetës merren seriozisht nga njerëzit me ndërgjegje shpirtërore. Arsyeja se përse këta njerëz sillen ndryshe, është për shkak se këta besojnë se janë këtu mbi tokë për t'u rritur zhvilluar personalisht. Këta njerëz e kuptojnë përkohësinë e jetës, dhe mundohen të bëjnë më të mirën për aq sa janë në jetë.

Ne nuk jemi këtu ku jemi për të punuar 8 apo 10 orë në ditë, për të blerë gjëra që nuk na nevojiten, vetëm për t'u ndjerë të suksesshëm me standardet dhe në sytë e shoqërisë, dhe më pas të kursejmë për të jetuar 10 vitet e fundit të jetës tonë ashtu siç do të donim./spiritscience/
5 Gjërat që njerëzit e Ndërgjegjshëm Shpirtërisht bëjnë ndryshe në Jetë 5 Gjërat që njerëzit e Ndërgjegjshëm Shpirtërisht bëjnë ndryshe në Jetë Reviewed by Marion Mardodaj on 4/10/2015 09:30:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.