3 faktorët thelbësorë që shkaktojnë Ankthin e përsëritur

 Qëndrimi negativ ndaj vetvetes, insomnia (pagjumësia) dhe rraskapitja, janë tre faktorët thelbësorë që shkaktojnë ankthin, sugjeron një studim i ri.

Studimi gjeti që 3.9% e njerëzve vuajnë nga ankthi i vazhdueshëm.

Dr. Nils Sandman i Qendrës për Neurshkencën Konjitive në universitetin Turku në Finlandë, thekson: "Studimi ynë tregon një lidhej të qartë midis mirëqenies dhe anktheve. Kjo është më e qartë në lidhjen mes anktheve dhe depresionit, por gjithashtu edhe në një sërë analizash, përfshirë ankthet dhe pyetje që përfshijnë matjen e kënaqësisë nga jeta dhe shëndetin."

Rezultatet derivuan nga 13.922 të rritur në Finlandë, të cilët u mbikqyrën në vitet 2007 dhe 2012.

Ata plotësuan një pyetësorë që kishte të bënte me shëndetin dhe u pyetën rreth anktheve kë kishin përjetuar gjatë 30 ditëve të fundit.

Rreth 45% e të anketuarëve raportuan ankthe rastësore, ndërsa rreth gjysma raportuan se nuk kishin përjetuar ndonjë ankth në 30 ditët e fundit.

Ankthet ishin më të pranishme tek femrat (4.8%), se tek meshkujt (2.9%).

Njerëzit që u karakterizonin nga depresioni i rëndë, kishin me 28.4% të rasteve ankthe të përsëritura.

Simptomat depresive që u lidhnin  më shpesh me ankthet ishin qëndrimet negative ndaj vetvetes.

Rreth 17.1% e të prekurve me insomnia përjetuan ankthe të vazhdueshme.

Gjithsesi, të tilla studime nuk mund të na thonë nëse depresioni shkakton ankthe, por gjetjet janë interesante.

Dr. Sandman thotë: "Ëthtë thuajse e pamundur që ankthet mund të jenë shenja të depresionit fillestarë, dhe ndaj kanë vlerë të pafshrytëzuar në aspektin e diagnozës. Gjithashtu, për shkak se ankthet, insomnia dhe depresioni shfaqen shpesh njëkohësisht, a do mund të ishte e mundur që të gjithë këto probleme t'u trajtonin eksluzivisht vetëm për ankthin."
Previous Post Next Post