Loading...

Tunizia ekzekuton 21 militantë islamistë

Forcat e Tunizisë kanë vrarë nëntë militantë gjatë një operacioni kundër terrorizmit në pjesën jugore të vendit. Operacioni është pjesë e shtypjes së militantëve pas sulmit terrorist në muzeun Bardo në kryeqytetin e këtij vendi ku u vranë 21 turistë të huaj.

Ministria e Brendshme ka thënë se operacioni i sotëm është kryer në rajonin Gafsa. Militantët që ishin cak i operacionit dyshohet se i përkisnin grupit militant, Okba Ibn Nafaa, për të cilët autoritetet thonë se qëndrojnë prapa sulmit në muzeun kombëtar të Tunizisë.


Grupi ekstremistë i Shtetit Islamik, megjithatë publikisht e kishte marrë përsipër përgjegjësinë mbi sulmin në muze. Ndërkohë mijëra tunizianë pritet të marrin pjesë sot në marshin e solidaritetit në Tunis, derisa presidenti francez, Francois Hollande dhe kryeministri italian, Matteo Renzi pritet të jenë të pranishëm në demonstratë.
Tunizia ekzekuton 21 militantë islamistë Tunizia ekzekuton 21 militantë islamistë Reviewed by Marion Mardodaj on 3/29/2015 11:54:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.