Spanjë: Arrestohet ish-ministri i financave të Ukrainës

Mediat spanjolle raportojnë se policia e ka arrestuar ish ministrin e financave të Ukrainës, Yuri Kolobov, i cili ishte zhdukur nga gushti i vitit 2014 derisa kërkohej me fletarrest të lëshuar nga Interpoli, për mashtrim dhe keqpërdorime financiare. Kolobov është arrestuar në një apartament në qytetin turistik Altea, në bregdetin lindor të Spanjës. Ai ka qenë pjesë e qeverisë së ish presidentit, Viktor Yanukovich, i cili u hoq nga pushtetit në shkurt të vitit të kaluar, pas protestave të dhunshme në Kiev.

 Interpoli kishte lëshuar fletarreste për Kolobovin, Yanukovichin dhe katër pjesëtarë të tjerë të qeverisë pas akuzave të ngritura nga autoritetet e reja të Ukrainës. Mediat spanjolle kanë raportuar se Kolobovi do të dërgohet para gjykatësit në Gjyaktën e Lartë të Spanjës për tu marrë në pyetje ndërsa gjyqtari do të vendos se si do të procedojë në lidhje me ekstradimin e mundshëm në Ukrainë.
Previous Post Next Post