Loading...

Sociologët: Bixhozi po shkatërron shoqërinë, mbështetje ligjit


Sociologët: Bixhozi po shkatërron shoqërinë, mbështetje ligjit

Të prekur nga sëmundja e pasionit.Keshtu i kanë cilësuar sociologët, të gjithë ata persona, të cilët kanë varësi nga lojërat e fatit, të cilat gjenden në çdo lagje të Shqipërisë. Janë me mijëra qytetarë, të cilët vërtiten rreth ketyre lojërave, me shpresën se do të gjejnë fatin e tyre.

Por me se shumti pritja e tyre kthehet ne nje gracke te madhe ekonomike dhe sociale, qe rendon direkt ne familjet e tyre.

“Një pjesë prej tyre kanë pësuar dëme të pariparueshme, kanë gjetur vdekjen përmes vetëvrasjes, sepse nuk i kanë dhënë dot përgjigje grackave ku janë futur. Një pjesë e tyre futen në konflikte të pazgjidhshme, sepse kanë borxhe. Pasioni i lojërave të fatit është shumë i keq, pasi hyn dhe nuk del dot”, thotë sociologu, Gëzim Tushi.

Qindra familje te divorcuara, pasi bashkeshortet kane lene çdo pasuri te familjes peng ne keto lojëra fati, duke rrezikuar te ardhmen e femijeve te tyre.

“Këta individë, që janë të pasionuar pas lojërave të fatit në përgjithësi, janë destruktivë në familje. Familjet e tyre janë qendra të dhunës mbi gratë dhe fëmijët. Një pjesë e madhe e kryefamiljarëve që merren me bixhoz, sjellin varfëri në familjet e tyre. Vetë varfëria ka pasojat e veta”, tha Tushi.

Sociologët mendojnë se ligji i ri për lojërat e fatit duhet të ketë mbështetjen e duhur per zbatimin e tij, jo vetem nga shteti, por edhe nga qytetaret.

“Ne në Shqipëri nuk kemi terren të fortë juridik dhe as qytetarë me ndërgjegje juridike të mirë. Ne bëjmë ligje, por ne kemi një qytetar, që nuk beson shumë tek ligji dhe përpiqet të gjejë shtigje për ta shkelur atë. Ndaj, unë them që spektri juridik që ka të bëjë disiplinimin qytetar të lojërave të fatit, duhet të shoqërohet me një disiplinim shumë të gjerë”, thotë Tushi.

Varesia nga lojërat e fatit, eshte e veshtire per t’u kuruar. Marrja e vendimeve per t’u ndertuar larg zonave te banuara dhe rritja e moshes deri ne 21 vjeç, pritet te sjelle ndikime pozitive ne shoqeri.
Sociologët: Bixhozi po shkatërron shoqërinë, mbështetje ligjit Sociologët: Bixhozi po shkatërron shoqërinë, mbështetje ligjit Reviewed by Marion Mardodaj on 3/22/2015 09:03:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.