Shqipëri - Armeni, Bastet favorizojnë Kuqezinjtë


Fitorja e Shqipërisë kundër Armenisë kuotohet me 1.95. Ky është koeficienti i vendosur deri tani nga kompanitë e basteve për triumfin kuqezi. Kombëtarja është favorite ndaj Armenisë, por kjo vetëm teorikisht, pasi do të duhet të pritet që e njëjta gjë të bëhet edhe në fushën e lojës.


Barazimi në këtë ndeshje kuotohet me 3.30. Ndërsa, një fitore e Armenisë në “Elbasan Arena” kuotohet me 4.75, çka e bën disi të vështirë që miqtë t’ia dalin ndaj kuqezinjve.
Previous Post Next Post