Loading...

Firence, këmbët e para bionike në botë

Shkencëtarët në Firence prezantuan ditën e hënë setin e parë në botë të këmbëve bionike me qëllim për të mundësuar njerëzit pa këmbë të ecin më me lehtësi. Këmbët janë rezultat i një projekti europian që quhet "Cyberlegs", i cili kombinon gjymtyrët artificial me "robotët që vishen". Deri tani këmbët bionike janë testuar me sukses nga 11 njerëz pa gjymtyrë si pjesë e projektit të fondacionit të Firences "Don Gnocchi", kordinuar nga instituti bio-robotik i Pisas.

Këmbët mund të "kuptojnë" në mënyrë inteligjente qëllimet motorike të përdoruesve dhe mund të parandalojnë me sukses rrezikun për t'u rrëzuar, me anë të një sërë sensorësh algoritmik të bazuar në vëzhgimet e lëvizjes së trupit pa këmbë.
Këmbët bionike u zhvilluan me ekspertë nga universiteti i Lubjanës, Slloveni, Universiteti Katolik i Louvain dhe "Free University of Brussels", të dy institucione Belge. Projekti u themelua në vitin 2012 falë 2.5 milion eurove të Komisionit Europian të përftuara nga fondacioni "Maria Chiara Carrozza". "Numri i njerëzve pa gjymtyrë po rritet dhe është një sukses i madh për ta që të jenë në gjendje të lënë pas karrocat me rrota," theksoi ndër të tjera Carrozza./ANSA/
Firence, këmbët e para bionike në botë Firence, këmbët e para bionike në botë Reviewed by Marion Mardodaj on 3/21/2015 09:36:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.