Loading...

Lazaratasit plumba mbi patrullën e policisë, nisin sërish kontrollet


Policia ne Lazarat qershor 2014 (3)

Lazarati rikthehet sërish në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Forcat RENEA dhe FNSH-ja, si dhe specialistë të antidrogës, kanë udhëtuar drejt këtij fshati në orët e para të mëngjesit, pasi mbrëmë katër persona janë përplasur me armë zjarri me një patrullë të policisë në këtë zonë.

Sipas Policisë së Gjirokastrës, kanë qenë katër persona, të cilët udhëtonin me një makinë “Mitsubishi” me targa false. Urdhrit të patrullës së policisë për të ndaluar, këta persona i janë përgjigjur me armë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kordhoc.

Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar nga agjentët e policisë, të cilët janë vënë në ndjekje të makinës ku dyshohej se udhëtonin njerëz të shpallur në kërkim.

Duke parë se po ndiqeshin, personat kanë braktisur makinën dhe janë larguar në drejtim të paditur duke përfituar nga errësira.

Pas kontrollit të ushtruar janë gjetur një armë kallashnikov, një celular dhe disa dokumente në makinë.

Policia e Gjirokastrës informon se personat që kanë qëlluar janë identifikuar dhe shpallur në kërkim ndërsa mbrëmë drejt Lazaratit ka udhëtuar vetë Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Ndërkohë që sot drejt Lazaratit janë nisur me urgjencë forca speciale dhe specialistë të antidrogës për të ushtruar kontrolle në banesat apo zonën ku dyshohet se fshihen personat që qëlluan me armë.
Lazaratasit plumba mbi patrullën e policisë, nisin sërish kontrollet Lazaratasit plumba mbi patrullën e policisë, nisin sërish kontrollet Reviewed by Marion Mardodaj on 3/18/2015 11:10:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.