Loading...

Gjuha Shqipe zyrtare në spitalin publik të Nju Jorkut


 Emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë respekt dhe të drejta. Në spitalet amerikane, përveç faktit që pacientëve shqiptarë iu sigurohet përkthyesi (në rast se nuk e flasin anglishten), spitali publik “Jacobi Medical Center” në Bronks të Nju Jorkut, përdor gjuhën shqipe edhe në mbishkrimet e orientimit në spital.

Ja se çfarë shkruan profesor Gjokë Gojçaj, i cili ka publikuar këto fotografi nga mbishkrimet e këtij spitali: “Një shembull demokracie dhe qytetërimi amerikan… Gjuha shqipe, gjuhë e tretë zyrtare në këtë spital”.

Siç mund të vihet re edhe nga fotografia e mësipërme, udhëzimet e këtij spitali janë në gjuhën angleze, spanjolle dhe atë shqipe. Gjithashtu, udhëzimet përmbajnë edhe alfabetin Braille (për personat që kanë humbur shikimin)./Oculus News/
Gjuha Shqipe zyrtare në spitalin publik të Nju Jorkut Gjuha Shqipe zyrtare në spitalin publik të Nju Jorkut Reviewed by Marion Mardodaj on 3/20/2015 10:20:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.