Loading...

Tingulli i Intelektit: Zëri i Punëkërkuesve Reflekton Inteligjencën

Një studim i fundit nga universiteti i Çikagos i Prof. Nicholas Epley dhe Juliana Schroeder gjeti që, kur punëdhënësit hipotetik dhe rekrutuesit profesionist dëgjonin kandidatët për t'u punësuar, ata i vlerësonin si më kompetentët dhe inteligjentët ata bazuar në intonacionin e zërit të tyre - edhe nëse fjalët që kandidatë të ndryshëm thonin ishin tërësisht të njëjta.
"Në lidhje me komunikimin, ajo çfarë ka dikush në kokë, si për shembull disa mendime specifike dhe besime, del në pah me anë të zërit dhe reflekton intelektin dhe kapacitetin thelbësorë të tij për të menduar dhe arsyetuar në mënyrë të plotë," thotë Epley.

Studimi i titulluar "Tingulli i intelektit: E folura reflekton një mendje të kujdesshme, duke rritur interesin e kandidatit për punë," do të publikohet në numrin e radhës në The Journal of Psychological Science.

Në një seri eksperimentesh, studiuesit pyetën një grup studentësh universiteti të zhvillonin një intonacion të shkurtër të zërit për kompaninë, me të cilën do të donin të punonin. Ata krijuan intonacione të shkruara dhe të në të folur, që më pas i regjistruan.

Në eksperimentin e parë, njëri grup i vlerësuesve gjykoi intonacionet në të folur duke parë regjistrimin në video apo dëgjuar audion, ose duke lexuar në letër transkriptimin e intonacionit.

Vlerësuesit që dëgjuan intonacionin me video dhe audio vlerësiuan kandidatët si më inteligjent dhe kompetent. Ndërsa ata që lexuan vetëm transkriptimet bënë vlerësime më të dobëta. Në fakt, ata që dëgjuan zërin e kandidatëve, i pëlqyen më shumë ata dhe ishin më të prirur për t'i punësuar.

Në një tjetër eksperiment, vlerësuesit që dëgjonin aktorë e trajnuar për kandidatë për t'u punësuar, besonin se këto kandidatë ishin më inteligjent dhe donin t'i punësonin më shumë se ata kandidatë, të cilëve u kishin lexuar vetëm transkriptimet.

Epley konkludon: "Kur përçojmë inteligjencë, është shumë i rëndësishëm që zëri të dëgjohet me kujdes."/Sciencedaily/
Tingulli i Intelektit: Zëri i Punëkërkuesve Reflekton Inteligjencën Tingulli i Intelektit: Zëri i Punëkërkuesve Reflekton Inteligjencën Reviewed by Marion Mardodaj on 2/21/2015 12:48:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.