Të ushqyerit Shëndetshëm lidhet me vaktet e shpeshta dhe sasinë e pakët të ushqimit

Të ushqyerit Shëndetshëm lidhet me vaktet e shpeshta dhe sasinë e pakët të ushqimit
 Një studim i fundit thekson se të rriturit që u ushqenin me më shumë vakte se zakonisht gjatë ditës dhe me sasira më të vogla ushqimi, ishin të prirur t'u ushqenin më mirë dhe të peshonin më pak se ata që hanin më rrallë por me më shumë në sasi.

Njerëzit që hanin më pak vakte ishin të prirur t'u ushqenin më shumë gjatë natës dhe ta shoqëronin ushqimin me alkool, gjë që mund të ndikojë në masën e madhe trupore të tyre, theksojnë studiuesit.

"Hipoteza më e rëndësishme në këtë studim është se të ushqyerit më shpesh përgjatë ditës shpie në një shëndet më të mirë dhe në marrjen e më pak kalorive në ushqimet e dendura, gjë që çon në absorbimin më të pakët të kalorive," thekson Elena Tovar, dietologe klinike në Montefiore Medica Center në Nju Jork, e cila u përfshi në studim.


Studimi gjeti që njerëzit që hanë më shpesh gjatë ditës, ishin më të prirur që të konsumonin ushqime me më pak kalori dhe me vlera më të larta ushqimore, si zarzavatet dhe frutat.

Ndërsa njerëzit që hanë vakte më rrallë gjatë ditës, konsumojnë më shumë kalori në mbrëmje duke e shoqëruar ushqimin me alkool. Ky model i të ushqyerit ndodh zakonisht nëpër restorante, ku edhe ushqimi priret të jetë i skuqur dhe vështirë të jetë i freskët, theksojnë autorët e studimit.

"Gjetjet tona tregojnë që trupat me peshë relativisht të ulët konsumojnë ushqime me energji më të vogla dietike dhe me vlera më të mëdha ushqimore," shkruajnë autorët në Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics.

"Modifikimi i sjelljes së të ngrënit në më shumë vakte gjatë ditës mund të shjerë në kontrollin e obezitetit epidemik," theksojnë ata.

Ata gjithashtu nxjerrin në pah disa limitime gjatë studimit, përfshirë faktin që sasia e kohës në të ushqyer dhe frekuenca, nuk provojnë ndryshime të theksuara mes masave trupore.

"Do të isha kurioze për të parë më tepër studime mbi këtë temë, kryesisht për shkak të faktit se shumë njerëzve në ditët e sotme u është thënë të mos hanë në orare të caktuara gjatë mbrëmjes, por që ky fakt nuk mbështetet nga të dhëna të mjaftueshme shkencore," thekson Tovar./newsmaxhealth/
Previous Post Next Post