Loading...

Shqipëria merr 53 mln euro nga FMN, miratohet rishikimi i marrëvshjes

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar rishikimin e dytë dhe të tretë të marrëveshjes të nënshkruar me Fondin Monetar Ndërkombëtar para një viti.

Ministria e Financave njofton se vendimi për miratimin e marrëveshjes është marrë më 20 shkurt. Ky miratim mundëson tërheqjen e menjëhershme të një shume prej rreth 53 milionë eurosh.


Sipas MF-së, vendimi i mësipërm ka ardhur si rezultat i angazhimit serioz të autoriteteve shqiptare për të çuar përpara reformat strukturore të rëndësishme në fusha si ajo taksave, e energjisë, e pensioneve, e shlyerjes së pagesave të prapambetura.
Shqipëria merr 53 mln euro nga FMN, miratohet rishikimi i marrëvshjes  Shqipëria merr 53 mln euro nga FMN, miratohet rishikimi i marrëvshjes Reviewed by Marion Mardodaj on 2/22/2015 09:16:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.