Loading...

Shpërthim në Mitrovicën e veriut

Pak pas orës 6 të mëngjesit të sotëm, pjesa veriore e Mitrovicës është tronditur nga një shpërthim i cili ka dëmtuar 9 vetura dhe 11 lokale përreth, por nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka thënë se në vendin e ngjarjes gjenden edhe ekipet e deminimit. “Rreth orës 6 e 10 në rrugën, ‘Kral Petri’ në Mitrovicë, ka ndodhur një shpërthim. Dyshohet të ketë qenë një granatë dore me ç’rast janë dëmtuar 9 automjete dhe 11 lokale.


Aty vërehen dëme të mëdha materiale, por nuk ka të lënduar në njerëz. Rasti është klasifikuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.Të gjitha njësitet relevante policore si dhe ekipet e deminimit kanë dal në vendin e ngjarjes”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Daut Hoxha.

I pyetur nëse ka rrezik për ndonjë mjet tjetër shpërthyer derisa ekipet e deminimit gjenden në vendin ku ka ndodhur shpërthimi, zëdhënësi i Policisë nuk e ka komentuar këtë duke thënë se hetimet po vazhdojnë për këtë ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’.
Shpërthim në Mitrovicën e veriut Shpërthim në Mitrovicën e veriut Reviewed by Marion Mardodaj on 2/28/2015 11:13:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.