“Rrënjët” - Mbrëmja e valles Shqiptare në TKOB

Ansambli Popullor do të vijë më 25 shkurt ora 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me një mbrëmje me valle nga krahina të ndryshme të Shqiperisë por që do të përfshijë dhe pjesë orkestrale dhe kengë polifonike.

Shfaqja “Rrënjët” e cila i kushtohet koreografit me origjinë shqiptare Angelin Preljocaj, në drejtimin artistik të Sulejman Baltëzës, do të prezantojë në skenë Trupën e Valleve, Solistët, Orkestrinën e Ansamblit Popullor dhe Grupin Polifonik nën drejtimin e mjeshtrave si Rexhep Çeliku ( Mjeshtër i Madh ), Vladimir Hasimi dhe Gramoz Burba.


Kolazhi i valleve të Tiranës i ndërtuar mbi koreografinë e valleve qytetare nga Agron Aliaj, Fehmi Shaqiri dhe Besim Jazexhiu, një duet koreografik me muzikë nga motivet popullore të jugut nga Panajot Kanaçi, Vallja myzeqare e djemve me koreografi të mjeshtrit Aliaj, kolazh vallesh Çame, Cigane, Rome, valle të veriut janë disa nga elemenët e shfaqes ku nuk do të mungojnë edhe të ftuarit si Kastriot Tusha etj.
Previous Post Next Post