Loading...

Naço propozon parlament të ri të përbërë nga dy dhoma


Naco dhe Peci
Qeveria propozon ndërhyrje në Kushtetutë për krijimin e dy Dhomave në sistemin parlamentar, duke ofruar një Senat për shqiptarët. Në raportin e Ministrisë së Drejtësisë, prej 93 faqesh depozituar prej ditësh në Kuvendin e Shqipërisë, një vëmendje të veçantë i kushtohet Bikameralizimit, ose krijimit të Parlamentit me dy Dhoma. Në analizën e saj, Ministria e Drejtësisë thekson se ka konsensus midis ekspertëve të sistemit të drejtësisë se gjithë këto vite nga hyrja në fuqi e Kushtetutës, Kuvendi nuk ka qenë veçse një noter i veprimtarisë së qeverisë.


Dhe për këtë arsye, ajo thekson se ngritja e Dhomës së Dytë të Parlamentit do të bëjë të mundur edhe një kontroll më real të qeverisë nga Kuvendi. “Ka një konsensus midis ekspertëve se gjithë këto vite nga hyrja në fuqi e Kushtetutës, Kuvendi nuk ka qenë veçse një noter i veprimtarisë së qeverisë. Parlamenti dydhomësh, si rezultat i zhvillimit të zgjedhjeve në kohë të ndryshme dhe ndryshimit të pjesshëm të përbërjes së saj, tipikisht kontrollohet nga forca politike kundërshtare me qeverinë. Për këtë arsye, mendohet se kjo formulë bën të mundur një kontroll real të legjislativit mbi ekzekutivin”- thuhet në raport.

Duke vlerësuar efektet pozitive që do të ketë aplikimi i bikameralizmit, Ministria e Drejtësisë, në raportin e saj analitik, bën me dije se ekspertët e drejtësisë evidentojnë edhe përmirësimin e procesit ligjvënës dhe të procesit për zgjedhjen e funksionarëve më të lartë të shtetit. Modeli italian, i Senatit, duket se është më i pëlqyeri, por për një gjë të tillë do të vendoset nga Parlamenti. Ndërkohë që nëse pranohet ky model, atëherë, senatorët do të jenë të përjetshëm, kur deputetët me më shumë mandate do të bëhen pjesë e Senatit. Por parapëlqehet dhe forma që përdoret në SHBA, sa u përket emërimeve në gjyqësor. Zëvendësministri i Drejtësisë, Edlir Peçi, në një prononcim për gazetën “Shqip”, shprehet se kjo është paketa e hartuar nga ministria. “Unë kam qenë në grupin e punës për reformën në drejtësi, por jo për pjesën e ndërhyrjes për funksionimin e Parlamentit. Materiali është një analizë e Ministrisë së Drejtësisë, i takon Parlamentit të vendosë për propozimet e paraqitura”, u shpreh Peçi.
Naço propozon parlament të ri të përbërë nga dy dhoma Naço propozon parlament të ri të përbërë nga dy dhoma Reviewed by Marion Mardodaj on 2/15/2015 11:40:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.