Loading...

Maqedoni - Hotel mbi themelet e Nënës së Botës-Nënë Terezës

Qeveria e Maqedonisë nuk ka hequr dorë nga zhdukja e gjurmëve të shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë. Pas dislokimit të shtëpisë së saj në një vend që nuk ka qenë asnjëherë, mbi themelet e shtëpisë së Bojaxhinjve u parashikua të ndërtohej kisha, më pas shkallët spanjolle dhe tani së fundi iu dha dritë jeshile ndërtimit të hotelit të stilit barok.

Qendrës së Shkupit do ti shtohet edhe një hotel i stilit barok, i cili do të ndërtohet tek  shtëpia ku lindi dhe u rrit  Gonxhe Bojaxhiu e njohur në tërë botën si Nënë Tereza, aty ku së pari ishte paraparë që të ndërtohej kisha “Shën Elena dhe Kostandini “.

Qyteti i Shkupit, të enjten e liroi investitorin “Amadeus development DOOEL” nga 50-të përqindëshi për rregullimin e tokës ndërtimore për ndërtimin e “Dy objekteve komerciale për qëllimeve afariste me hotel, sipas Planit të Detajuar Urbanistik “Ringu i vogël”.

Objekti do të jetë i lartë 16 metra, ose ndërtesë tre katërshe plus katin përdhes.

Investitori e ka blerë tokën për 1,6 milionë euro në vitin 2013.

Por ndryshe nga vitet e kaluara, ku sektori civil ngrinte zërin, sot organizatat joqeveritare shqiptare nuk kanë zë.

Nga Lëvizja Qytetare “Zgjohu”, thonë për “Lajm” se ata përveç apelit që të mos ndërtohet asgjë mbi shtëpinë e Nënë Terezës, nuk mund të bëjnë asgjë tjetër.

“Ai është një vend i shenjtë për shqiptarët e sidomos për shkupjanet, pasi aty është vendi ku lindi një nënë që na e zbardhi faqen jo gjithë shkupjanëve. ‘Zgjohu’ përveç apeleve që në atë vend të mos ndërtohet asgjë përpos shtëpisë së Nënë Terezës nuk mund të bëjë asgjë, pasi edhe ju e dini se gjithçka është në dorë të institucioneve të cilët nuk e dëgjojnë aspak zërin e shoqërisë civile”, thanë për “Lajm” nga kjo Lëvizje. Ata besojnë se ky realitet I hidhur që mbizotëron në Maqedoni do të ndryshohet shumë shpejt dhe zëri i shoqërisë civile dhe qytetarëve nuk do të bie më në vesh të shurdhër.

Ndërtimet në këtë vend kanë shkaktuar mjaft reaksione. Pas planit për të ndërtuar kishë, aty u parapa që të ndërtoheshin shkallët spanjolle, ndërsa tani hoteli barok./nacional/
Maqedoni - Hotel mbi themelet e Nënës së Botës-Nënë Terezës Maqedoni - Hotel mbi themelet e Nënës së Botës-Nënë Terezës Reviewed by Marion Mardodaj on 2/21/2015 11:27:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.