Joe Biden: Putin përgjegjës që bota sot është ndryshe


zz

Presidenti rus, Vladimir Putin është përgjegjës për faktin që bota sot është ndryshe, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden në konferencën për sigurinë që po zhvillohet në Mynih.

”Putin është përgjegjës që bota është ndryshe nga gjashtë vite më parë, madje edhe nga dy vite më parë”, theksoi ai.

”SHBA ka shpresuar në një Rusi të integruar në ekonominë globale dhe me marrëdhënie të mira me Moskën, por Putini ka zgjedhur një rrugë tjetër“, theksoi Biden.


”Ne duhet ta gjykojmë Putinin nga faktet dhe jo nga fjalët duke patur parasysh se Moska ka shkelur marrëveshjet, sovranitetin e Ukrainës dhe nuk respekton sovranitetin e Moldavisë dhe Gjeorgjisë”, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden.
Previous Post Next Post