Grabisin me dhunë banesën e gruas, arrestohen 6 të rinj në Fier


Grabisin me dhunë banesën e gruas, arrestohen 6 të rinj në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga 6 të rinj, të akuzuar se kanë vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, banesën e një shtetaseje duke marrë shumën prej 200 mijë lekësh dhe sende materiale.

Në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit “Ura e Gjanicës”, në prangat e policisë kanë rënë Albano Tosku 23, Endri Ngresi 23 vjeç, Endrit Llazi 19 vjeç, Eduart Mecaj 24 vjeç, Nikolla Shkurti, 18 vjeç si dhe shtetasin me iniciale E.Y. 17 vjeç.


Sipas policisë, arrestimi i tyre ka ardhur, pas punës hetimore të kryer dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes. Në bazë të hetimeve është konkluduar se gjashtë të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datë 13.02.2015 gjatë mesnatës kanë hyrë në banesën e shtetases A. H 40 vjeç, dhe nën kërcënimin e armës dhe me dhunë, dhe të maskuar duke pasur fëmijët e saj të mitur në banesë kanë marrë një shumë rreth 200 mijë lekë dhe telefonat celularë si dhe një IPad.

Nga ana e saj policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, dy maska, dhe 7 telefona celularë, ndërsa materialet në ngarkim të 6 rinjve iu referuan Prokurorisë për procedime të mëtejshme.
Previous Post Next Post