Loading...

"Burrneshat" sukses në Festivalin e Filmit në Berlin

Në edicionin e 65-të të festivalit të filmit në Berlin marrin pjesë 19 filma.      Mes filmave që kanë tërhequr më shumë vëmendje dhe të vlerësuar më shumë nga kritika është prodhimi italian “Vergine Giurata”, “Burrneshat”, i regjisores Laura Bispuri, mbështetur në romanin e shkrimtares Elvira Dones, Hana.

Aktorja kryesore Alba Rohrwacher, portretizon Hanën, një vajzë shqiptare që ka bërë zjedhjen të jetojë si burrë në veri në Shqipërisë, duke ndjekur një zakon që i trajton gratë që vendosin të mos martohen dhe të mos kenë marrëdhënie me burra, si të barabarta me meshkujt nga statusi social.

“E kisha lexuar librin e Elvira Donesit mbi të cilin është mbështetur filmi. Por sigurisht që mësova shumë gjëra që nuk i dija, gjatë xhirimit të filmit”, thotë ajo.

Rizgjimi femëror i Hanës, që ka jetuar që nga mosha e adoleshencës si Mark,  vjen kur ajo shkon në Itali tek e motra që ka emigruar që t’i shmanget një martese me mblesëri.

Filmi e trajton me ndjeshmëri dhe delikatesë transformimin e dytë të Hanës, në identitetin e lindjes dhe aktorja italiane Rohrwacher ka marrë vlerësime të shumta për interpretimin e saj të fuqishëm. Ajo ka fituar çmimin e aktores më të mirë në festivalin e  Venecias për filmin “Zemra të uritura”.

Filmi me skenar të Bispurit dhe Françeska Manierit është një bashkëprodhim i Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Aty interpretojnë aktorët e Shqipërisë Flonja Kodheli dhe ‪‎Bruno Shllaku dhe ato të Kosovës‪ Luan Jaha dhe‪ ‎Ilire Celaj.

Sipas librit të shkrimtares Dones, Hana emigron në Shtetet Bashkuara. Libri i saj u botua në anglisht vitin që kaloi me titullin Sworn Virgin/VOA/.
"Burrneshat" sukses në Festivalin e Filmit në Berlin "Burrneshat" sukses në Festivalin e Filmit në Berlin Reviewed by Marion Mardodaj on 2/15/2015 10:25:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.