Loading...

5 sjellje Helmuese që s'duhen toleruar kurrë

5 sjellje Helmuese që s'duhen toleruar nga të tjerët
Nëse po mundoheni të krijoni një jetë më të mirë për veten tuaj, do të ishte një ide e mirë të vlerësonit njerëzit që keni pranë për t'u siguruar që nuk shfaqin sjellje helmuese.

Sjelljet toksike jo vetëm që janë të pakëndshme kur janë rreth nesh, por nëse nuk hetohen, mund të na shkaktojnë negativitet dhe plagë që mund të lëngojnë në të gjitha fushat e jetës tonë.

Ja 5 sjellje të të tjerëve që nuk duhet t'i toleroni kurrë. Nga ana tjetër, të gjithë mund të bëhemi pak negativ nga koha në kohë, kështu që është e rëndësishme të mos pretendojmë që gjithkush që është pranë nesh, duhet të jetë perfekt. Sidoqoftë, nëse do jeni pranë dikujt që shfaq rregullisht sjellje helmuese, mund  të konsideroni përfundimisht mundësinë që të ndaheni nga ky individ:

1. Thashethemet
Shmangini marrëdhënjet që përqendrohen tek thashethemet. Bazohuni tek shprehja e famshme: "Mendjet e mëdha diskutojnë për ide; mendjet mesatare diskutojnë për ngjarjet; mendjet e vogla diskutojnë për njerëzit". Marrëdhënjet cilësore bazohen mbi shkëmbimin e ideve dhe kënaqësisë.

2. Komplimentet e pabesa
Komplimentet e pabesa janë një formë pasive sulmi. Këto kërcënime të fshehura vijnë nga njerëz që rrezatojnë energji të ulët vibratore. Marrëdhënjet e mira do mund t'ju lartësojnë me anë të reagimeve të sjellshme dhe të këndshme.

3. Konkurrenca
Të pasurit pranë dikë që ngacmon vazhdimisht, nuk është diçka e shëndetshme. Vetëm ata njerëz që janë të lumtur për suksesin tuaj dhe kanë besim tek arritjet e tyre, janë në gjendje që t'ju pajisin me ndihmë cilësore. Të vetmin njerëz me të cilët duhet të konkurojmë, është, vetja jonë.

4. Anësia
Njerëzit që ju vijnë vërdallë vetëm atëherë kur kanë interes, apo kur kërkojnë që gjithmonë gjërat të bëhen sipas mënyrës së tyre, shumë shpejt do bëjnë të ndiheni të margjinalizuar.

5. Kur nxjerrin në pah të metat 
Të qenit pranë një personi që thotë gjëra poshtëruese për ju, kritikon pamjen tuaj të jashtme dhe imazhin tuaj nëpër mediat sociale, kjo do të ishte shkatërruese për vetëvlerësimin tuaj. Miqtë dhe të dashurit më të mirë do t'u fokusonin në anët tuaja më pozitive, dhe do t'u kujdesnin për ndjenjat tuaja.

Nëse jeni në marrëdhënje me dikë që shfaq sjellje helmuese, duhet të mendoni që të distancoheni prej tij apo asaj. Edhe nëse zbuloni se nuk mund t'i jepni fund plotësisht kësaj marrëdhënjeje, sërish do të përfitonit shumë dhe do të shpenzonit më shumë kohë me njerëzit që i bëjnë mirë shpitrit tuaj.

Meritoni të jeni të lumtur dhe të respektoheni. Çdo person që do tentoi të bëjë që të ndiheni ndryshe, duhet mbajtur në distancë, minimalisht në distancën e hapjes së krahëve./spiritscience/
5 sjellje Helmuese që s'duhen toleruar kurrë 5 sjellje Helmuese që s'duhen toleruar kurrë Reviewed by Marion Mardodaj on 2/01/2015 10:21:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.