5 mënyra për të rritur Vetëbesimin

  Njerëzit me besim në vetvete kanë disa karakteristika të caktuara që i dallojnë ata nga të tjerët. Aftësia për të qëndruar të fortë kur përballen me vështirësi në jetë është një aset që ata kanë, por zhvillimi i kësaj fuqie nuk vjen natyrshëm tek çdo njeri.

Nëse niveli i vetëbesimit tuaj nuk është aty ku pretendoni, ekzistojnë shumë mënyra për ta përmirësuar atë.

1. Njihni vlerat tuaja
Mos e nënvlerësoni veten në asnjë rrethanë. Duke i lënë të tjerët të manipulojnë emocionet tona apo të na e kalojnë në mënyrë të pandershme, kjo kompromenton vetëbesimin. Kujtoni që ndjenja e kotësisë vjen nga brenda nesh, dhe se ju jeni përfundimisht të vetmit që mund të përcaktoni se si ndiheni për veten tuaj. Të qenit jo perfekt nuk na bën të pavlerë në dashuri apo në tërheqjen e vëmendjes - na bën njerëz.

2. Kuptoni, që dështimet çojnë drejtë suksesit
Të dish se kur duhet bërë një hap prapa për të rivlerësuar situatën, është një aftësi me vlerë. Vjen një kohë kur lloji i rrugës së ndjekur vetëm sa e rrit problemin, kështu që është e rëndësishme të dihet se kur duhet pranuar dështimi. Mësoni nga gabimet tuaja, dhe përdoreni këtë njohuri për suksesin e ardhshëm. Duke kritikuar veten për gabimet e bëra, vetëm sa konsumoni energjitë që do ju nevojiten për të krijuar një të ardhme më pozitive.

Suksesi kërkon durim, këmbëngulje dhe një perspektivë të shëndetshme mbi bërjen e gabimeve. Nuk ka zhvillim më të madh të vetëbesimit, se sa tejkalimi i pengesave dhe arritja e sfidave personale.

3. Besojini instikteve tuaja
Kur përballeni me një vendim të vështirë, besojini instikteve tuaja. Njihuni me faktin që nëse diçka nuk duket e drejtë, ka të ngjarë të mos jetë e drejtë. Nëse nuk është një situatë emergjente, merrni kohë për të peshuar të mirat dhe të këqijat, dhe më pas veproni në përputhje me rezultatet. Bëni kujdes, për të shmangur "paralizën e analizës" - kur i riktheheni shumë shpesh, derisa çështja bëhet totalisht konfuze dhe nuk arrihet të merret një vendim.

Ndërsa njerëz të tjerë mund të kenë pak ndikim në zgjedhjet tuaja, rezultatet e situatës duhet të reflektojnë atë çfarë ju mendnoni dhe ndjeni me të vërtetë që është e drejtë. Duke u dhënë të tjerëve mundësinë për të dhënë mendimet e tyre mbi një temë, është një zakon i mirë, por duke iu kundëvënë gjykimeve tuaja, nuk është diçka e mirë.

4. Kuptoni se kur duhet të udhëheqni dhe kur duhet të ndiqni
Braktiseni idenë për të qenë gjithmonë të angazhuar, dhe kuptoni se është e rëndësishme që të luani një rol suportues. Ndonjëherë nevojat e një tjetër personi duhet të jenë në plan të parë; të tjera herë, është e rëndësishme të jeni më kategorik. Disa njerëz mund të ndihen të parehatshëm kur prezantojnë mendime kontradiktore apo kur pyesin të tjerët për rrugën e ndjekur. Sidoqoftë, jini të plotë kur ndani idetë dhe opinionet tuaja, pasi ka të ngjarë të fitoni respekt dhe të zhvilloni marrëdhënjet e balancuara që po kërkoni.

Koncepti i "fuqisë" nuk ka vend në marrëdhënjet e ngushta. Lufta për fuqi është e dëmshme për marrëdhënjet; njerëzit që kanë me të vërtetë besim në vetvete nuk e ndjejnë nevojën për t'i bërë presion partnerëve të tyre që të nënshtrohen.

5. Kini një grup vlerash të qarta
Theksouani qartë vlerta tuaja atyre që keni përallë. Aftësia për ta bërë këtë kërkon pak kthim prapa në atë se çfarë besoni për veten tuaj. Mënyra se si ju priorizoni jetën tuaj u tregon të tjerëve se kush jeni dhe se çfarë është e rëndësishme për ju; duke hetuar në mënyrë të qëndrueshme me vlerat tuaja, kjo mundëson zhvillimin natyral të një sensi vetëbesimi.

Ndonjëherë, prirja për t'i shkallmuar vlerat tona bazuar në pritshmëritë e të tjerëve mund të jetë shumë e fortë. Por vetëbesimi duhet të lidhet me të tjerët, dhe se nuk është e nevojshme të shfajësoheni për çfarëdolloji liste vlerash që ju keni. Në fakt, gjëja më e rëndësishme është të identifikosh listën, dhe më pas imagjinoni se si të jetoni me të.
Previous Post Next Post