Loading...

5 gjëra që na mësojnë Shpellarët e lashtë rreth Gjumit

5 gjëra që na mësojnë Shpellarët e lashtë rreth Gjumit

 Stërgjyshërit tanë shpellarë jo vetëm që u ushqenin në mënyrën e duhur, por ata dinin edhe të flinin siç duhet. 

Jeta e tyra aktive, duke lëvizur gjatë gjithë ditës në dritën e diellit, stili i jetesës së shpellarëve të lashtë mund të na tregojë rrugën e të fjeturit, tamam si një fëmijë.

1. Ata u ekspozonin mjaftueshëm ndaj dritës natyrale
Dielli mund të na zgjoi në mëngjes, por është gjithashtu thelbësorë për të fjetur gjatë natës. Pa dritën natyrale, është e vështirë për orën tonë biologjike për të pasur një sens të aktivitetit që duhet të bëjë. Në këtë pikë, shpellarët e lashtë meshkuj dhe femra në këtë pikë nuk kishin probleme. Derisa ata e shpenzonin ditën duke gjuajtur dhe duke kërkuar ushqim, do të thotë se ishin të ekspozuar mjaftueshëm në dritën natyrale.

Fatmirësisht, ne nuk kemi nevojë të kërkojmë për ushqim në natyrë në mënyrë që të qëndrojmë pranë dritës natyrale. Hapini grilat kur zgjoheni, dhe kur punoni, qëndroni pranë dritares. Gjatë fundjavave dilni jashtë për një piknin ose bëni një udhëtim të gjatë në këmbë. Dhe së fundmi, mundësitë do të jenë shumë më të mëdha që të flini si një fëmijë.

2. Ata ishin aktivë gjatë gjithë ditës
Duke qenë se ishin gjatë gjithë ditës duke rrëmuar për ushqim, do të thotë se shpellarët e lashtë bënin gjatë gjithë ditës ushtrime fizike.

Në një studim të fundit, njerëzit me sëmundjen e pagjumësisë (Insomnia) që u ushtronin për 30 minuta në ditë, flinin afërsisht një orë më shumë se si të ngjashmit e tyre pas një muaji. Ata gjithashtu u zgjonin më rrallë gjatë natës dhe u ndjenin më energjikë gjatë ditës.

3. Ata u ushqenin shëndetshëm
Dieta e lashtë e shpellarëve po vazhdon të fitojë popullaritet ditët e sotme ndër njerëzit që kërkojnë të ushqehen pastër dhe shëndetshëm. Disa ekspertë theksojnë se ata merrnin më shumë se ne acide yndyrore omega 3. Me pak fjalë, mendo për lakër në vend të patateve të skuqura; mendo për kos në vend të akullores; mendo për peshk në vend të hamburgerit.

4. Ata dremisnin në ambjente ku mund të flihet
Shpellarët prehistorik nuk kishin dyshekë e jastëk të rehatshëm. Megjithatë, ambjenti i tyre i të fjeturës ishte i mjaftueshëm për të bërë një gjumë të rehatshëm gjatë natës.

Pa telefonë të zgjuar, orë-alarmi apo abazhurë, atëherë nuk ekzistonin dritat artificiale që mund të shqetësonin prodhimin e hormonit të gjumit (melatoninën) pas perëndimit të diellit. Atëherë nuk ekzistonte televizori i sotëm që të gumëzhin në vesh, ishte shumë qetësi. Dhe së fundi, mungesa e mjeteve ngrohëse, e mbante temperaturën në nivele të ulëta, çfarë është ideale për një gjumë cilësorë.

5. Ata flinin kur ishin të lodhur
Sigurisht që është i ditur zakoni ynë pas pune, megjithëse të lodhur, i të ndenjurit zgjuar duke bërë mesazhe, parë televizor, duke çatuar apo mijëra gjëra të tjera që mund të shpërqendrojnë? Shpellarët e lashtë nuk i kishin këto probleme, që do të thotë se kishin të gjithë kohën e nevojshme për të bërë një sy gjumë në çdo çast.

Pra, mos u hutoni pa lidhje por planifikoni të flini të paktën 8 orë në ditë në mënyrë që të filloni mbarë ditën. Mos qëndroni vonë natën. Dëgjoni trupin tuaj.
5 gjëra që na mësojnë Shpellarët e lashtë rreth Gjumit 5 gjëra që na mësojnë Shpellarët e lashtë rreth Gjumit Reviewed by Marion Mardodaj on 2/22/2015 08:22:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.