3 mënyra për të ndenjur Zgjuar në një botë të Përgjumur

mënyra për të ndenjur Zgjuar në një botë të Përgjumur

Ekzistojnë shumë mënyra për t'u përshtatur me ndjenjën e humbjes, ndarjes apo rreshtimit në një kult apo aprti, që vijnë nga të qenit zgjuar në një botë në përgjumje. Ja tre mënyra se si mund të qëndrohet zgjuar në një situatë të tillë.

1. Njihuni me njohuritë tuaja  
Kjo është shumë e rëndësishme. Na nevojitet që të jemi përgjegjës për të bërë një punë të mirë dhe të ndajmë njohuritë tona me botën. Është shumë e rëndësishme që të kemi diçka të rëndësishme për t'u ofruar skeptikëve. Goditini me disa fakte që mbani mend dhe përgatituni në ato situata kur mund të pyeteni për besimin tuaj rreth diçkaje. Nuk është e nevojshme të jeni një enciklopedi, thjeshtë të keni përgatitur më aprë disa fakte të rëndësishme. Gjeni 3 apo 4 pika të forta të pozicionit tuaj, dhe ngulitini në mendje.

Nëse jeni vegjetarian, memorizoni faktet më të rëndësishme të ndikimit të kafshëve në ambjent. Nëse besoni në shpirtëroren dhe në jetën e përtejme, mbani mend disa çështje të rëndësishme dhe t'i keni gati nëse ju pyet dikush.

Ata kanë nevojë për njohuri, dhe në fakt e kanë sinqerisht. Nëse pretendojmë që e dimë të vërtetën, por që jemi në një pozicion që nuk e justifikon, atëherë çfarë të mire do të kemi nëse pretendojmë se e dimë të vërtetën?

Ne jemi të vetmit të angazhuar me përgjegjësinë për të ndarë të vërtetën me të tjerët, dhe ta bëjmë mirë. Duhet të kemi të paktën disa njohuri solide e të jemi të përgatitur kur dikush kërkon të na ulë poshtë në sy të të tjerëve. Por, nuk mjafton vetëm njohja e vetëvetes:

2. Qëndroni të arsyeshëm, dhe të sinqertë
Mbajeni miqësinë dhe familjaritetin në nivelin e bisedës. Nëse xhaxhai juaj është ateist, mos u irritoni me të kur ju thumbon për arsye se ju besoni tek Zoti. Ndonjëherë, njerëzit janë më të aftë për të bindur kur janë mëndjehapur dhe të tjerët në gjendje të mirë shpirtërore. Në fakt kështu funksionon psikologjia njerëzore. Kështu që mbajini në gjendje të mirë shpirtërore ndërsa diskutoni me ta, dhe do të shihni një ndryshim të sjhpejtë në përgjigjet e tyre.

Synimi juaj është të ndani me ta informacione, jo që t'u provoni se ju keni të drejtë dhe ata e kanë gabim. Nëse e dini se për çfarë po flisni dhe keni synime të sinqerta, të tjerët do të duken si idjotë nëse do tentojnë t'ju ulin poshtë.

3. Mos i merrni gjërat personalisht
Ndershmëria. Disa njerëz dinë vetëm gjërat që lexojnë në mëngjes në gazetë, dhe nuk duan të dinë më shumë. Turren të sfidojnë të tjerët me këto njohuri, sepse egoja e tyre u lejon të ndjehen më të rëndësishëm dhe të vlerësuar për veten e tyre. Ajnshatjni thoshte se njerëzit inteligjen e injorojnë budallallëkun dhe budallenjtë, kështu që mos i lejoni të afrohen pranë jush.

Disa njerëz do të qëndrojnë kokëfortë në besimet e tyre, sepse kështu është më e rehatshme për ta. Nëse dikush mendon se jeni të çmendur për shkak të interesave tuaja dhe asaj çfarë ju besoni, kujt i bëhet vonë? Ndershmëria. Ç'rëndësi ka se çfarë mendojnë njerëzit? Mos kërko aprovimin e tyre. Kërkoni të vërtetën. Nëse jeni të fiksuar tek e vërteta, dhe e dini atë, ata thjeshtë bëjnë që të duken si torrollakë. Kështu që ose ndihmojini duke u dhënë njohuri, ose lërini të shkojnë ku të duan.

Njiheni veten tuaj, dilni në pah nga një vend i sinqertë, dhe mos e merrni personalisht për gjërat që ata thonë. Është formulë shumë e thjeshtë./Oculus News
Previous Post Next Post