20 minuta ushtrime fizike e reduktojnë me 1% Atakun Kardiak

20 minuta ushtrime fizike e reduktojnë me 1% Atakun Kardiak
Të moshuarit që kryejnë qoftë edhe pak ushtrime fizike, si të ecurit, janë më pak të rrezikuar nga ataku kardiak se të tjerët që qëndrojnë ulur gjatë gjithë ditës, konkludon një studim i fundit.

Më konkretisht, një studim i universitetit të Floridas gjeti që duke bërë të paktën 20 minuta në ditë ushtrime të lehta, mund të ulë rrezikun e atakut kardiak me një përqind.

Studimi vëzhgoi 1,100 njerëz nga moshat 74-84, të cilëve iu vendos nga një akselometër për të matur se sa lëvizin ata gjatë ditës. Studiuesit më pas bënë lidhjen e nivelit të aktivitetit të tyre me parashikimin e rreziqeve koronare, përfshirë atakun kardiak apo vdekjet koronare, që njihen ndryshe si vdekjet e papritura nga zemra.

Ky studim u jep shpresë atyre të moshuarve që duan të reduktojnë rreziqet e tyre kardiovaskulare, por që nuk mund të kryejnë ushtrime fizike të moderuara, të cilat në fakt janë të rekomanduara, thekson Thomas Buford, asistent profesor në UF Institute on Aging.

Edhe mes njerëzve që kishin nivele shumë të ulëta të aktiviteteve dhe shpenzonin afërsisht 80% të kohës së tyre në mënëyr sedentare, sasia e kohës që ata shpenzonin aktivitete lidhej me reduktimin e risqeve të ndryshme të zemrës," theksoi më tej Buford./newsmaxhealth/
Previous Post Next Post