Loading...

10 gjuhët më të vështira në botë, shqipja në vendin e gjashtë

 Të mësuarit e gjuhëve të huaja mund të jetë argëtuese. Jo vetëm që bën diferencën mes miqsh por hap dyer për ndërveprime me kultura krejtësisht të ndryshme. Por nga ana tjetër, disa gjuhë janë më të lehta për t'u mësuar se disa gjuhë të tjera. 

Prandaj mendojmë që përpara se t'i hyni mësimit të ndonjë gjuhe të huaj, ju sugjerojmë të njihni shkallën e vështirësisë së saj. 

Në këtë kontekst po ju sjellim 10 gjuhët më të vështira në botë për t'u mësuar. Ky klasifikim paraprak është bërë nga "List25", dhe nuk reflekton analizat, studimet apo pikëpamjet e Oculus News. 

10. Kroatishtja
Kroatishtja

Kroatishtja është një varjetet i standardizuar i gjuhës serbokroate dhe është ndër gjuhët zyrtare të BE-së. Bazohet në dialektin e Herzegovinës Lindore, që është gjithashtu bazë e shumë gjuhëve, përfshirë gjuhën malazeze, serbishten standarde dhe gjuhën boshnjake.

9. Hungarishtja

Hungarishtja
Hungarishtja zyrtare është një gjuhë e BE-së dhe veç Hungarisë flitet në Sllovaki, Ukrainë, Serbi dhe Rumani, i përket familjes së gjuhëve uralike dhe ka dialekte të ngjashme me to.

Galishtja
Gjuha skoceze
Njihet ndryshe si galishtja skoceze, kjo është një gjuhë kelte që flitet nga skocezët autokton, bën pjesë në degën e galishtes dhe është zhvilluar në gjirin e gjuhës irlandeze.

Japonishtja
 Japonishtja
Kjo gjuhë e Azisë Lindore është gjuha kombëtare e Japonisë dhe flitet nga më shumë se 125 milion njerëz. Konsiderohet ndër gjuhët më të vështira në botë për shkak të marrëdhënjeve të afërta me kinezçen dhe sistemit kompleks të saj.

6. Shqipe
Shqipe
Gjuha jonë shqipe është një gjuhë indoeuropiane dhe flitet në Kosovë, Shqipëri, në Republikën e Maqedonisë, Mal të Zi, në një pjesë të Serbisë, në Bullgari etj. Ka izoleksikë të përbashkët me gjuhë të tjera si gjermanishtja, greqishtja dhe gjuhët balltike, por fjalori i saj është unik.

5. Islandishtja

Islandishtja

Kjo gjuhë gjermanikoveriore është një gjuhë indoeuropiane që është influencuar gjerësisht nga danishtja dhe suedishtja pas kolonizimit të Amerikës.

4. Thai

Gjuha Thai

Në fakt njihet edhe si gjuha siameze, kjo është gjuha zyrtare e tajlandës. Është pjesë e familjeve të gjuhëve tai-kadai dhe thuajse gjysma e fjalëve të saj janë marrë nga Pali, Old Khmer apo Sankrit. Është gjuhë shumë tonale dhe është e njohur për ortografinë e saj komplekse dhe shenjat.

3. Vjetnameze

Arabisht
Gjuha vjetnameze është gjuha zyrtare e Vjetnamit. Fjalori vjetnamez ka të përbashkëta dhe ka marrë shumë nga ai kinez, por fjalori i përdorur sot në vjetnam është latin me diakritika shtesë për thekset dhe disa shkronja.

2. Arabishtja


Arabishtja
Arabishtja e sotme është pasuese e arabishtes klasike të folur në shek. e gjashtë, që shtrihej nga Lindja e Mesme e deri në Jug të Afrikës. Shumë nga varjetet e saj janë të pakuptueshme, dhe thuhet se përbëjnë gjuhë sociolinguistike.

1. Kinezçja

Kinezçja

Kinezçja merr shumë forma që janë të njëjta por të pakuptueshme. Kjo gjuhë flitet nga një e pesta e njerëzve në botë dhe konsiderohet ndër gjuhët më të vështira për t'u mësaur. Kinezçja zyrtare flitet në Kinë, Tajvan dhe Singapor./Oculus News

10 gjuhët më të vështira në botë, shqipja në vendin e gjashtë 10 gjuhët më të vështira në botë, shqipja në vendin e gjashtë Reviewed by Marion Mardodaj on 2/07/2015 10:46:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.