Loading...

Tirana, qyteti i 5-të më i ndotur i Europës, Shkupi i pari

Shkupi është qyteti më i ndotur në Evropë, sipas faqes Numbeo.

Lajmi jepet nga mediet boshnjake, sipas të cilave, edhe kryeqyteti shqiptar Tirana përfshihet në mesin e 5 qyteteve më të ndotura në Evropë.

Sipas të dhënave, ndotja në Shkup vlerësohet me indeksin 84.82, ndërsa thuhet se ajo është pasojë e industrisë së rëndë.

“Qytetarët shpresojnë se problemi do të zgjidhet në mënyrë sistematike, por deri atëherë ata kërkojnë shpëtim në malin Vodno, ku ikin për të thithur ajër të pastër për të paktën disa orë”, shkruan portali boshnjak “24 Sata”.

Në vendin e dytë të kësaj liste, ndodhet Moska, ndërsa në të tretin Kievi.

Në pozitën e katërt është Torino dhe në të pestën, Tirana./nacional/
Tirana, qyteti i 5-të më i ndotur i Europës, Shkupi i pari Tirana, qyteti i 5-të më i ndotur i Europës, Shkupi i pari Reviewed by Marion Mardodaj on 1/17/2015 09:25:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.