Loading...

Si t’i përgjigjemi 5 pyetjeve më të zakonshme në një intervistë pune

job-interviewer.jpg

1. Më thuaj diçka për veten tënde

Mbi 80% e punëdhënësve fillojnë me këtë pyetje të
“pafajshme”. Të papërgatiturit hutohen pa lidhje dhe
fillojnë të tregojnë historinë e jetës së tyre, gërmojnë në
përvojat e lashta të punës së dikurshme ose në çështjet e
tyre personale.

Përgjigjja më e mirë është të fillosh me të tashmen dhe
të tregosh se pse je kaq shumë i kualifikuar për këtë
pozicion. Mos harro që çelësi i të gjitha intervistave të
suksesshme është të përshtatësh (prezantosh) ato aftësi të
cilat punëdhënësi po kërkon. Me fjalë të tjera, të duhet të
shesësh atë se çfarë blerësi kërkon. Kjo është strategjia e
vetme dhe më e mirë kur je në kërkim të punës. Pra, përpara
se t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, është e domosdoshme të
mundohesh të zbulosh se cilat janë kërkesat thelbësore
të punëdhënësit, nevojat, problemet apo synimet. Që të
veprosh në këtë mënyrë, është e këshillueshme të ndiqen
këto dy hapa:

1.  Zbulo sa të mundesh se çfarë kërkon punëdhënësi,
përpara se të shkosh në intervistë (Kujdes! Jo nevojat
përgjithshme të kompanisë apo të industrisë).
2.  Sa më shpejt të mundesh në fillim të intervistës, pyet
për një përshkrim më të detajuar rreth pozicionit.Mund të thuash: “Kam përvojën e një sërë arritjeve qëdëshiroj t’ua tregoj, por dua të përdor sa më mirë kohën qëndodhem këtu dhe të flas direkt për atë se çfarë ju kërkoni.A mund të më tregoni për prioritetet më të rëndësishmetë këtij pozicioni? Gjithçka di është (çfarë ke lexuar ngalajmërimi apo ke dëgjuar nga punëdhënësit që mund të keshtelefonuar)”.
Kështu, gjatë procesit të intervistës zakonisht është pyetja
e dytë ose e tretë që zbulon se çfarë punëdhënësi ka nevojë
dhe në këtë moment mund të bësh një pyetje të thjeshtë:
“Dhe, përveç kësaj?”.
Ky proces në fillim nuk është i thjeshtë dhe i lirshëm, sepse
është e thjeshtë t’u përgjigjesh pyetjeve, por vetëm nëse
zbulon nevojat e punëdhënësit, përgjigjja jote do të ketë
kuptimin maksimal. Duke u praktikuar t’u përgjigjesh
këtyre pyetjeve thelbësore, do të ndihesh më natyrshëm
dhe do të jesh shumë lart kandidatëve të tjerë.
Pasi ke zbuluar se çfarë kërkon punëdhënësi, përshkruaj
se përse kërkesat e kësaj pune përputhen plotësisht me
aftësitë dhe me punët që ke bërë përpara. Kujdes! Sigurohu
të japësh shembuj specifikë të përgjegjësive dhe kryesisht
të arritjeve të tua.
2. Pse kaq shumë kohë pa punë?
Një pyetje se pse ti ke qenë me pushime për kaq kohë. Nuk
duhet të t’i prishë planet. Duhet të paraqitësh faktorët që
kanë zgjatur kohën e kërkimit të punes. Kujdes, faktorët
duhet të jenë zgjedhja jote.
Shembull: Pasi puna ime mbaroi, mora një vendim tepër të
rëndësishëm për të ardhmen time: të mos aplikoj direkt në çdo
mundësi të parë që do të më jepet. Në jetën time kam zbuluar
që, nëse mundohesh me të vërtetë shumë, çdo gjë negative mund
ta kthesh në pozitive. Pikërisht këtë kam vendosur të bëj. Jam
menduar aq shumë se cila është ajo gjë që mund të bëj më mirë,
se çfarë dua të bëj më shumë dhe pastaj të identifikoj ato kompani
që mund të m’i ofrojnë këto mundësi. Pra, procesi i përzgjedhjes
së kompanisë më ka marrë kohë. Por, më në fund, jam bindur se
kur përputhen kushtet, të gjitha vlerësimet e kujdesshme nga të
dyja palët do të jenë të merituara.
3. Cilat janë pikat e tua më të forta?
Kjo pyetje duket e lehtë, por kujdes, nuk duhet të tregosh
egoizëm, gjithashtu as të jesh modest. Përpara çdo
interviste duhet të kesh një listë të pikave të tua më të forta
dhe t‘i kesh përgatitur mirë mendërisht ato. Gjithashtu
duhet të kesh parapërgatitur një ose dy shembuj specifikë
që ilustrojnë çdo pikë të fortë tënden.
Pra, duhet të zgjedhësh me kujdes pikat e tua të forta dhe
shembujt konkretë, të evidentosh nevojat e kompanisë
dhe t’i përshtatësh ato në intervistë.
3.  Pse ke ndërruar kaq shumë punë?
Në këtë rast intervistuesi druhet se mund ta lësh shpejt këtë
pozicion, se je një tip i paqëndrueshëm apo mund t’i sjellësh
problem personave të tjerë. Në këtë pjesë është e rëndësishme që
në CV të reduktosh pozicionet afatshkurtra e të parëndësishme
të punës, si ato mujore apo pak vjetore. Është e rëndësishme që
pozicionet e listuara t’i artikulosh në një rend progresiv.
Përgjigja:Eksperienca bën të vetën. Si fillim punoja si X dhe
të gjithë ishin jashtëzakonisht të kënaqur me punën time, por
shkalla e lartë e motivimit dhe kurioziteti që më karakterizon,
nuk më lejuan të qëndroja në po atë pozicion pasi edhe mundësitë
e kompanisë ishin të limituara. Kështu, talenti im duhet të
shpërthente diku dhe pozicioni Y në Z kompani m’i dha këto
mundësi. Tani jam në pikun e aftësive të mia dhe mezi pres t’ua
demonstroj”.
4. Sa e kërkon rrogën?
Kjo pyetje kërkon të marrë përgjigje “fatale” të tipit “sa
paguani ju” ose “ sa janë mundësitë tuaja”.
Për të maksimizuar ofertën dhe rritur shanset për punën
do të duhet të kesh gjithmonë parasysh udhëzimet e
mëposhtme.
•  Asnjëherë mos e hap temën e parave i pari. “Shitësit
e mirë i shesin plotësisht produktet pa arritur të
negociojnë për çmimin”. Lëre intervistuesin të
kërkojë të hapë temën i pari.
•  Nëse intervistuesi e ngre çështjen e rrogës përpara se të
kesh shpalosur aftësitë e tua, shtyje përgjigjen për më
vonë duke thënë diçka si “paratë janë të rëndësishme
për mua por nuk janë gjithçka”. Mundësia dhe rritja,
janë shumë më të rëndësishme në këtë moment.
•  Mëso si fillim se çfarë është e kënaqshme për ty, duke
bërë kërkime të arsyeshme të tregut për sa i përket
pozicionit të punës që me të vërtetë kërkon.
•  Asnjëherë mos gënje në atë se çfarë realisht bën dhe
zotëron, përfshirë të gjithë vlerën dhe koston e punës
tënde.
5. Më thuaj, cila ka qenë puna jote
më e mërzitshme?
Nëse bie viktimë e kujtimit të ndonjë pune që të ka mërzitur
me të vërtetë, ke falimentuar totalisht.
Këtu është mirë të artikulosh arsyen pse nuk e ke lënëasnjëherë veten tënde të mërzitesh me të punuarit dhe se nukarrin ta kuptosh dot se si të tjerët mërziten duke punuar.
Përgjigjja: “Ndoshta kam qenë me fat, pasi nuk jam mërzitur
asnjëherë në punët ku kam punuar. Madje kam shijuar punën
e rëndë. Besoj se në çdo kompani apo departament ekzistojnë
sfida emocionale dhe probleme intriguese që kërkojnë zgjidhje
energjike dhe entuziaste. Nëse mërzitesh, do të thotë që nuk je i
aftë të zgjidhësh këto probleme”.


 Shënim: marrë me lejen e autorit nga libri: “Si fitohet vendi i punës: teknika dhe sekrete për të fituar çdo vend pune; Marion Mardodaj; 2012; Tiranë.
Si t’i përgjigjemi 5 pyetjeve më të zakonshme në një intervistë pune  Si t’i përgjigjemi 5 pyetjeve më të zakonshme në një intervistë pune Reviewed by Marion Mardodaj on 1/03/2015 02:12:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.