Loading...

Shqipëria marrëveshje me Gjermaninë për njohjen e pencioneve


 Shqipëria dhe Gjermania pritet të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e pensioneve. Ministri i MirëqëniesSociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj gjatë një konference për shtyp me Jorg Asmussen, Seketari i Përgjithshëm për Shtetin gjerman tha se ekipet e dy vendeve do të nisin punën në 19 janar në Tiranë.
 
“Kemi filluar një përpjekje serioze për të negociar marrëveshje, mes Shqipërisë dhe disa vendeve. Kemi një lajm të shkëlqyer sot. Do fillojmë negociatat me Gjermaninë. Është një hap konkret në vazhdim të procesit të integrimit, pas takimit mes kryeministrit dhe kancelares Merkel. Kjo vizitë sot e Sekretarit Asmussen konkretizon këtë iniciativë bashkëpunimi mes dy vendeve. Ekipi gjerman do të jetë në datën 19 në Tiranë, më pas ekipi shqiptar do shkoj në Gjermani e brenda këtij viti do kemi një marrëveshje për njohje të pensioneve”, tha ministri Veliaj. 

Sipas tij qytetarët shqiptarë që nuk punojnë në të zezë, dhe që kanë vite pune në Gjermani do të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Edhe Seketari i Përgjithshëm për Shtetin, Jorg Asmussen konfirmoi angazhimin e Berlinit për të arritur një marrëveshje brenda këtij viti.
“"Ky ishte takimi i parë për fillimin e negociatave për nënshkrimi e marrëveshjes dypalëshe të mbrojtjes sociale midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Shpresoj të bëjmë progres që kjo marrëveshje të nënshkruhet në vjeshtë. Bashkëpunimi në këtë fushë është një hap konkret se si mund të punojmë sipas një fryme të vërtetë europiane. Një tjetër fushë bashkëpunimi mes dy vendeve është ajo e punësimit dhe mënyra se si mund ta thellojmë dhe shtojmë bashkëpunimin për një treg të përbashkët pune, jo vetëm në shërbime më të mira, por edhe në njerëz. Ky bashkëpunim në fushën e punësimit është shumë i mirëpritur”, dekaloi zyrtari gjerman..
Shqipëria marrëveshje me Gjermaninë për njohjen e pencioneve Shqipëria marrëveshje me Gjermaninë për njohjen e pencioneve Reviewed by Marion Mardodaj on 1/13/2015 06:00:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.