Loading...

Seksi bën mirë për shëndetin

 Të bësh dashuri i bën mirë shëndetit. Bëni çdo ditë, mos mendoni të kundërtën se kjo gjë do t’ju çojë në rutinë, përkundrazi. 

Ju do të thoni që 365 ditë të vitit është e pamundur. Por nëse lexoni benefitet, do mendoni të kundërtën, ndaj mos përtoni.

Përfitimet nga seksi

Një studim në Universitetin e Nottingham, në Britaninë e Madhe bën me dije se të bësh seks rregullisht, edhe pas moshës 50 vjeç, tek meshkujt ul rrezikun e sëmundjes me kancer në prostatë. 

Një studim finlandez dëshmoi se rreziku nga sëmundjet ulet nëse bën seks 3 apo më shumë herë në javë.

Ndërsa kërkime të tjera bënë me dije se seksi i bën mirë zemrës, duke e mbajtur vazhdimisht në trajnim, duke përgjysmuar kështu rrezikun për infarkt.

Po gratë?

Një studim në SHBA dëshmoi se ato që nuk heqin dorë nga seksi edhe pas menopauzës ruajnë nivele të larta estrogjeni, më shumë se ato që nuk bëjnë seks. 

Nëse bën seks dhe pas periudhës së menopauzës, ke fuqi të luftosh osteoporozën, pasojë e pashmangshme e menopauzës.

Avantazhi i të bërit seks çdo ditë

I bën mirë si gruas dhe burrit, këtë e mësuam. Por tek mashkulli rrit cilësinë e spermatozoideve, dhe sidomos tek ata që dëshirojnë të bëjnë fëmijë. 

Sipas doktor David Greening në Australi, të bësh seks çdo ditë zvogëlon anomalitë e spermës.

Nëse një grua bën dashuri çdo ditë, bëhet më shumë optimiste, humor të mirë dhe ndjehet e mbushur nga ndjenja e mirëqënies. 

Sipas studimeve në Australi, të publikuara në “Journal of Sexual Medicine”, të bërit dashuri cdo ditë e mban gruan më vitale, i jep kuptim ditës së tyre si dhe mendime pozitive duke parë çdo gjë rreth e rrotull, rozë dhe jo gri.

Një femër e tillë dallohet qartë nga një femër që bën seks 1 apo 2 herë në muaj.

E megjithatë studimet theksojnë se nuk duhesh fokusuar vetëm tek sasia por edhe tek cilësia, kur bie fjala tek femrat, që vijnë me vështirësi në orgazma, krahasuar me meshkujt. 

Por fundja këto janë pjesë të studimeve të tjera dhe do shkruajmë herë të tjera.
Seksi bën mirë për shëndetin Seksi bën mirë për shëndetin Reviewed by Marion Mardodaj on 1/03/2015 02:06:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.