Loading...

Rama: Projekti i “Shtëpisë së Gjethes”, i paraprin hapjes së dosjeve

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në hapjen e “Shtëpisë së Gjethes” e njohur nga shqiptarë si shtëpia e përgjimit dhe e tortutës ndaj shqiptarëve në regjimin diktatorial, apo thënë ndryshe, si shtëpia  “Drakulës”.

Rama në fjalën e tij  në nisjen e projektit për transparencë nga e shkuara diktatoriale, tha se “regjimi ka luftuar më këtë shtëpi deri në grahmat e fundit, pasi ka patur teknologji të lartë për kohën. Ne nuk po bëjmë ndonjë gjë që s’e kanë bërë të tjerët, pasi Gjermania e ka bërë që në krye të herës, prandaj ne çdo ditë do të fillojmë të dëliremi nga e kaluara diktatoriale”.

Pas “Shtëpisë së Gjethes”, duke e shëndërruar në muze, tha Rama, “do të vazhdojmë me zona muzeale në të gjithë vendin, ashtu siç ishte rrjeta e sekreteve në Shqipëri, ku gjeneratat e reja mund të njihen me infrastukturën jo vetëm fizike, por dhe psikologjike të regjimit. Më pas do të jetë dhe hapja e dosjeve të ish-sigurimit të shteti në javën e ardhshme”, tha Rama.

“Nisi projekti i Muzeut te Gjetheve, selia famekeqe e torturave të Gestapos ku u bënë përgjimet e diktaturës komuniste”, shkruan Rama ne Facebook.

Kryeministri vetëm pak më vonë pas aktivitetit solli komentin e tij në në rrjetin social Facebook, duke pohuar se “nis projekti për shtëpinë e “Gjethes”, me pas hapja e dosjeve të bashkëpuntoreve të ish-sigurimit të shteti për të garantuar trasparencën me të shkuarën”.

Kryeministri Edi Rama shkruan sërisht në statusin e tij social Facebook, duke sjellë në vëmendjen e opinjonit publik faktin se Shqipëria dhe Rusia janë të vetmet vende ish-komuniste që nuk kanë hapur dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

“Rusia dhe Shqipëria të vetmet vende që s’kanë hapur dosjet e diktaturës! Më në fund edhe Shqipëria po e bën ‪#‎Rilindje”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Kryeministri e shoqëron postimin e tij me nje foto që tregon misterin që mbart regjimi diktatorial dhe ish-Sigurimi i Shtetit.
Rama: Projekti i “Shtëpisë së Gjethes”, i paraprin hapjes së dosjeve  Rama: Projekti i “Shtëpisë së Gjethes”, i paraprin hapjes së dosjeve Reviewed by Marion Mardodaj on 1/24/2015 08:15:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.