Loading...

Mundet dikush të bëhet inteligjent emocionalisht?


Ikja e Jack Welch nga drejtimi i General Electric në vitin 2001 nuk e reduktoi aspak performancën e kompanisë dhe kuriozitetin e publikut për praktikat e tyre fillestare. Shumë departamente kërkimi vazhduan të jenë të fokusuar mbi programet e zhvillimit të lidershipit, kjo sepse General Electric (GE) ka provuar të jetë e pasjonuar për të zhvilluar njerëzit dhe të arrijë fitime afatgjata nga investimi në programet cilësore në lidershipi. E thjeshtë për t'u përshtatur? Mund të bëhet.

Rëndësia e zhvillimit të lidershipit është tashmë një temë e padebatueshme. Çdo organizatë që kërkon të konkurojë në ekonominë e hovshme globale të ditëve të sotme, posedon iniciativën që siguron se ka hapësirë për zhvillimet e talenteve. Gjithsesi, pjesa më e vështirë është zhvillimi i programeve që janë të rëndësishme për punonjësit e organizatës dhe vetë organizatën.

Pavarësisht industrisë së punës, individët që kërkojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale, kërkojnë të gjithë të njëjtën gjë: aftësi të cilat mund t'i aplikojnë direkt në punën e tyre që do mund të kenë ndikim afatgjatë mbi performancën në punë. Kur vjen puna për një ndikim direkt dhe të palëkundur mbi performancën në punë, inteligjenca emocionale (IE) është ajo që shumë organizata dhe individë kërkojnë. Pse? Aftësitë e inteligjencës imocionale janë të thjeshta, krahasuar me aftësitë më të rëndësishme që posedojmë. Janë më të rëndësishme se koecicienti i inteligjencës, eksperienca apo aftësitë teknike. Studime mbi industritë tregojnë që IE parashikon performancën në punë në raport 2 me 1 në krahasim me çdo aftësi tjetër.

Komunikimi mes trurit tonë emocional dhe atij racional është burimi kryesorë i inteligjencës emocionale. Rruga për inteligjencën emocionale fillon nga truri, si shtyllë kurrizore. Por sidoqoftë, si fillim ato kalojnë përmes sistemit limbik, vendi ku gjenerohen emocionet. Kështu, që kemi një reagim emocional ngaj ngjarjeve, përpara se truri ynë të fillojë të angazhohet. Inteligjenca emocionale kërkon komunikim efektiv mes qendrave emocionale dhe racionale të trurit.

Lajmi i mirë është se inteligjenca emocionale mund të zhvillohet. Ne jemi në gjendje që të krijojmë rrugë të reja neuronale që na mundësojmë të sillemi në një mënyrë emocionalisht inteligjente. A njihni dikë, të cilit i zien gjaku sa herë ndodhet në zyrë me të njëjtën kolege apo koleg pune? Por kjo nuk është gjë e mirë kur bëhet fjalë për punë. Aftësitë e inteligjencës emocionale mundësojnë që punonjësit të merren vesh me çdo koleg, në çdo situatë. Kur ai të jetë i aftë të kuptojë ndikimin që mënyra e sjelljes së tij ka mbi kolegen apo kolegun, ai nuk do të dëshirojë thjeshtë të zhvillojë aftësitë e tij të inteligjencës emocionale, por ai do t'i bëjë shumë më shumë mirë shëndetit të tij - ai do t'i kursejë vetes mërzinë, kur përballet me kolegen apo kolegun.

Zhvillimi i aftësive të inteligjencës emocionale të individit kërkon shumë më shumë se informacioni faktik. Sigurisht, që konceptet e inteligjencës emocionale mund të mësohen shpejt, por ndryshimi fillon kur krijojmë rrugë të reja neuronale në tru, dhe rrugët e reja emocionale kërkojnë një eksperincë të gjallë dhe praktikë të aftësive të reja. Konkretisht, praktika dhe përvoja e aftësive të reja krijojnë lidhjet mes asaj çfarë ndjejmë dhe asaj se çfarë mendojmë. Pse është e nevojshme? Sepse truri ynë është i prirur që të na i lërë emocionet shumë më shumë, se kur të na jepet mundësia për të menduar racionalisht./Forbes/

Për më tepër rreth inteligjencës emocionale lexo librin "Kompetenca Lidershipi, 2013, Marion Mardodaj".
Mundet dikush të bëhet inteligjent emocionalisht? Mundet dikush të bëhet inteligjent emocionalisht? Reviewed by Marion Mardodaj on 1/31/2015 09:03:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.