Italia mbështet Kosovën drejt BE-së

Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.
Ministri Hyseni e falënderoi ambasadorin Ferrarese për mbështetjen e deritashme të Republikës së Italisë.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në fushën e rendit dhe sigurisë, veçanërisht u theksua bashkëpunimi i thellë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Ministri Hyseni e njoftoi ambasadorin Ferrarese me zhvillimet e përgjithshme në vend dhe me proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës drejt realizimit të prioriteteve të saj për integrim në Bashkimin Evropian.

Ndërsa ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovës, Andreas Ferrarese, shprehu mbështetjen e institucioneve italiane për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe gatishmërinë për të thelluar marrëdhëniet me Kosovën në të gjitha fushat.
Previous Post Next Post